Albania Dance Meeting, festivali ndërkombëtar në edicionin e 17-të

11/10/2022 19:57

Albania Dance Meeting, Festivali Ndërkombëtar i Dancit Kontemporan është i vetmi në llojin e tij në vendin tonë.

Filluar që në vitin 2006, ky event ka mbërritur në edicionin e tij të 17-të, duke krijuar një partneritet për këtë vit me Teatrin Kombëtar Eksperimantal.

Albania Dance Meeting është partner që në vitin 2009 me Aerowaves, rrjetin më të rëndësishëm të Festivaleve Europiane të dancit kontemporan.

Edicioni i 17-te i këtij viti (2 tetor -15 nëntor) përfshin ne programin e tij 9 shfaqje, te cilat vijnë nga Franca, Italia, Hungaria, Zvicra, Austria, Maqedonia e Veriut, Kosova e Shqipëria.

Sipas Bashës, është e rëndësishme mos centralizimi i të gjitha aktiviteteve teatrore në Tiranë dhe shpërndarja e tyre në rrethe.

Krijues të mirënjohur të fushës së dancit janë bërë pjesë e programit të Festivalit me krijime apo interpretime të gjalla në skenat tona në 16 vite, ndër të cilët Angelin Preljocaj,

Claudia Cararzi, Ambra Senatore, Ferenc Féher, Emir Kolben, Patricia Apergi, Oded Ronen, etj.

 

 

Top Channel