Inside Story/ Ndërhyrjet në Butrint, ekspertët: Dëm i pakthyeshëm, do të bëhet si Durrësi!

11/10/2022 21:54

Ekspertët janë të bindur se Butrinti dhe i gjithë ekosistemi i tij, do të pushojë së funksionuari si zinxhir natyrore duke u dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme.

“Aty është hequr e gjithë zona literale që përfshin edhe Ksamilin drejt Manastritit të Demës edhe më lart. Butrinti nuk mund ta kryejë më funksionin e vet sepse nuk komunikon me detin, me ligatinat.
Është justifikuar me faktin që kjo zonë është dëmtuar dhe i është hapura dera e zonave që kanë qenë të ruajtura Nëse e gjithë kjo zonë që hiqet pushtohet nga ndërtime masive dhe urbanizohet, çfarë ndodh me me parkun Kombëtar?për tu zhvilluar”, u shpreh Ferdinand Bego, Pedagog, Shkencat e Natyrës.

Ksamili ishte pjesë e një zone të mbrojtur, megjithatë ky fakt nuk u respektua dhe sot Ksamili është i mbipopulluar dhe i mbishfrytëzuar nga ana turistike. megjithatë nuk është sa Durrësi, akoma ka jetë dhe ka vlera natyrore”, u shpreh Ermelinda Mahmutaj, biologe.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura justifikohet se ka hequr Ksamilin, pasi ai i kishte humbur vlerat për shkak të urbanizimit, por fsheh faktin që së bashku me Ksmalin kanë “fluturur” dhe mjaft zona të paprekura.

“Nuk mundet të ketë zona rezidenciale, hotele sepse kështu do të zhvillohet vendi. Nuk mundet kurrsesi në emër të zhvillimit të shkatërrojmë natyrën. Kur themi që vetëm 22% të zonave kemi të mbrojtura, do të thotë se kemi 78% të territorit është i hapur për zhvillime”, u shpreh Ferdinand Traçja, Pedagog, Shkencat e Natyrës.

Top Channel