Vdes në aksident, i vjedhin numrin e amzës! Ish-drejtori kërcënon vëllanë e të ndjerës: Do bëhemi hasëm!

11/10/2022 20:45

Në emisionin Fiks Fare Sami Lleshi nga fshati Gostimë i Librazhdit ankohet për ish-drejtorin e shkollës së Mesme të Bashkuar Polis Gostimë.

Ai u rrëfen gazetarëve se në kohën kur ish-drejtori ka qenë në krye të shkollës me numrin e amzës së motrës të tij të ndjerë figuron i regjistruar një tjetër person që nuk e njeh dhe nuk është as i banorë i fshatit.

Z.Lleshi rrëfen se këtë shkelje e ka mësuar ne kohën kur ka shkuar të marrë një vërtetim për vete. Ai i ka kërkuar drejtorit të shikonte edhe emrin e motrës në regjistër . Fletën e regjistrit e ka fotografuar dhe mbi numrin e amzës të motrës figuron emri i një tjetër personi .Sipas tij ky ndryshim është bërë në vitin 2004 dhe këtë shkelje e ka denoncuar në organet ligjore shtetërore. “Media është gjithmonë një hap përpara ndaj kam besim për të kërkuar drejtësi për motrën time të ndjerë” thotë Samiu.

Bashkëpunëtorët e Fiksit takojnë drejtorin aktual bashkë me qytetarin . Drejtori thotë se ka deklaruar në polici të njëjtat gjëra si vetë qytetari,por largohet menjëherë sapo merr vesh që regjistri është fotografuar duke i thënë qytetarit se e ka prerë në besë!Bashkëpunëtorët e Fiksit bashkë me qytetarin takojnë edhe ish drejtorin.Ai është paraqitur në shkollë ditën kur qytetari ka parë këtë shkelje në regjistër, por nuk thotë se kush e ka lajmëruar.

Ish drejtori pranon se është vendosur një tjetër letër në emrin në regjistër gjithashtu thotë se faji do i mbetet atij, pasi asnjë nga personat që ka punuar në ato vite në shkollën e mesme nuk jeton. Ish drejtori tregon se kanë patur shumë problematika të tilla. Kur largohet i kujton qytetarit se për këtë gjë me familjen e tij do hyjë në hasmëri.

Ndërkohë gazetarët e Fiksit shkojnë në shkollë. Një mësuese i thotë se drejtori nuk është aty, por në një mbledhje në Librazhd. Gazetarja telefonon drejtorin. Në bisedë drejtori thotë se nuk ka çfarë thotë asgjë më tepër. Të gjitha i ka deklaruar në polici. Gjithashtu pranon se vjedhja e numrit të amzës e personit që ka vdekur është e dukshme . Sipas tij regjistrat janë të sigurt pavarësisht se akoma nuk janë sekuestruar.

Top Channel