Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare aktorja irlandeze-britanike dhe amerikane, Dame Angela Lansbury e famshme për rolet e saj ikonë në filmat “Murder, She Wrote” dhe “Beauty and the Beast”.

Familja e tij tha në një deklaratë se: Fëmijët e Dame Angela Lansbury janë të pikëlluar të njoftojnë se nëna e tyre ndërroi jetë paqësisht në gjumë në shtëpinë e saj në Los Angeles në orën 1:30 të mëngjesit vetëm pesë ditë para ditëlindjes së saj të 97-të.

Lansbury ishte më e njohur për portretizimin e saj të shkrimtares misterioze dhe detektives amatore, Jessica Fletcher në serialin dramatik të krimit amerikan, “Murder, She Wrote”, i cili u shfaq për 12 sezone nga 1984-1996. Për rolin e saj u nominua për 10 “Golden Globes”, duke fituar katër, së bashku me 12 nominime për 12 “Emmy”, duke i dhënë asaj rekordin për më së shumti nominime në “Golden Globe” dhe çmimin për “Aktoren më të mirë” në një serial drama televiziv.

Ajo ishte gjithashtu e njohur edhe për huazimin e zërit për personazhin ‘Mrs Potts’ në vitin 1991 në filmin e animuar “Beauty and the Beast”. E lindur në Londër, nëna e saj, Moyna MacGill, ishte një aktore dhe babai Edëard Lansbury një politikan. Ai ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe dhe jo shumë kohë pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, familja u zhvendos në SHBA në vitin 1940, duke u vendosur në New York.

Në vitin 2013, ajo mori një çmim “Oscar” për karrierën e saj 80-vjeçare të aktrimit. Lansbury fitoi pesë çmime “Tony” për shfaqjet e saj në Broadway. Ajo fitoi nominime për çmimin Oscar si aktore dytësore për dy nga tre filmat e saj të parë, “Gaslight” (1945) dhe “The Picture of Dorian Grey” (1946), dhe u nominua përsëri në vitin 1962 për “The Manchurian Candidate”.

Në vitin 2009 ajo fitoi çmimin “Tony”, “për Aktoren më të mirë” të paraqitur në një ringjallje të Blithe Spirit të “Noel Coward” dhe në 2015 fitoi një çmim ‘Olivier’ në rol. Pas një martese të shkurtër me aktorin Richard Cromwell, Lansbury u martua me aktorin britanik Peter Shaë në vitin 1949. Ata qëndruan së bashku deri në vdekjen e tij në 2003 dhe patën dy fëmijë.

Top Channel