E enjte, 29 Shtator 2022
21:00
Zemra e gruas dëmtohet nga ushqyerja e vonë

Të dhënat e EUROSTAT, cituar nga revista Monitor, tregojnë se Shqipëria mban vendin e dytë në Evropë sa i përket vdekjeve nga goditjet e zemrës.

20:58
Zgjerohen protestat anti-qeveritare në Iran

Protestat anti-qeveritare, të nxitura pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, vazhdojnë të zgjerohen në të gjithë vendin.

20:53
SHBA/ Drejt divorcit kongresmenia ultra-konservatore pas ‘zhurmave’ për tradhti me ‘shëruesin shpirtëror’ (fotot)

48 vjeçari Perry Greene, raportohej sot se po kërkon divorcin nga bashkëshortja, kongresmenja e njohur republikane e çështjeve konservatore nga Georgia, Marjorie Taylor Greene.

20:47
Ra në Ligën C, Armenia mbyll bashkëpunimin me trajnerin e njohur spanjoll

Joaquin Caparrós largohet nga drejtimi i Armenisë.

20:40
Fiks Fare/ Kryetari i Njësisë Fushë Bulqizë lë pa ujë banorët, vetë e merr në burim pa paguar!

Fiks Fare denoncoi veprimet e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Bulqizë, i cili ka lënë pa ujë qindra banorë, ndërsa ai vetë personalisht e merr ujin në burim pa paguar dhe pa i lënë familjet e tjera të vendosin tuba privatisht.

20:35
Kosovë, debate për grevën e përgjithshme në arsim

Sindikata e bashkuar e arsimit u ka propozuar mësimdhënësve që ndodhen në grevë që nga 25 gushti, ta pezullojnë atë nga data 3 tetor deri në muajin janar të vitit të ardhshëm për t’i dhënë hapësirë gjetjes së një zgjidhjeje me qeverinë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

20:27
Si të ruani më gjatë ngjyrën e flokëve të lyer?

Flokët e lyer janë një fenomen mëse i përhapur e tashmë jo vetëm tek gratë, por edhe tek burrat.

20:21
Nepsi gjatë shtatzënisë, një mit apo realitet?

Frutat, ëmbëlsirat, çokollatat e madje edhe racionet e mëdha me patate të skuqura, janë ndër ushqimet e zakonshme për të cilat gratë shtatzëna, veçanërisht në muajt e parë, kanë një dëshirë të papërmbajtshme për t’i konsumuar në çdo kohë të ditës ose të natës.

20:11
BE padit Maltën për programin e ‘pasaportave me pagesë’ për të huajt e pasur (fotot)

Komisioni Evropian njoftoi sot se po dërgon Maltën në gjyq por politikën e saj të “pasaportave të arta” që i lejon të pasurve të blejnë qytetarinë evropiane, megjithse ishulli i vogël e ka pezulluar programin për Rusinë e Bjellorusinë.

20:02
Uragani Ian shënon viktimën e parë, 74-vjeçari mbytet në pishinën e tij

Autoritet në Florida konfirmuan viktimën e parë të uraganit Ian, një 74-vjeçar u gjet i pajetë nga ekipet emergjncës. Burri thanë autoritetet duket se u mbyt teksa po përpiqej të boshatiste pishinën në shtëpinë  e tij gjatë stuhisë.

19:49
Hyjmë në epokën hapësinore! Qeveria në dhjetor ngre dy satelitë, realizohet profecia e Simpsons

Java e parë e dhjetorit pritet ta gjejë kryeministrin Edi Rama një hap larg kozmosit.

19:47
Vrasja e Jan Prengës/ Dënohet përjetësisht kopshtari, refuzoi të dëshmonte

Në dy vjet kërkime, ndonëse nuk u gjet asnjë gjurmë e trupit të Jan Prengës, drejtësia është e bindur se ai është torturuar dhe vrarë dhe ndaj shpalli fajtorë vetëm dy nga njerëzit që kanë vendosur të heshtin.

19:45
Sulmi i Osmanit ndaj Ramës/ Reagimet në Prishtinë kundër: Liderët tanë të gjejnë gjuhën

Raportet mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama janë zbehur edhe më tutje.

19:42
Sikur të mos mjaftonte Meta, edhe aleatët e vegjël i kërkojnë Berishës kohezion për zgjedhjet lokale

Aleatët historik të demokratëve janë në kërkim të një marrëveshje parazgjedhore për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023.

19:39
Pas sateliteve, “fluturojnë” çmimet! Rriten gati 40 përqind brenda vitit shtëpitë

Çmimet e apartamenteve u shtrenjtuan me 39% në pjesën e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

19:15
Dheu zë poshtë makinën në aksin Bukmirë-Rrëshen, shpëtojnë mrekullisht dy persona

Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht mesditën e sotme në aksin rrugor Bukmirë-Rrëshen pas rrëshqitjes së një masivi dheu nga ana e malit.

19:11
Ish-gruaja e Jeff Bezos kërkon divorcin edhe nga bashkëshorti i ri pas një viti (fotot)

MacKenzie Scott u bë menjëherë gruaja më e pasur në botë pas marrëveshjes së divorcit me pronarin e rrjetit Amazon, por duket se dhe martesa e saj e dytë po shkon ‘me shigjetën nga jugu’.

19:10
Makina përplas 75-vjeçarin në Korçë

Një 75-vjeçar është përplasur nga një makinë në rrugën “Teli Samsuri” në Korçë.

18:59
Infantino: Tirana është kryeqyteti i Botës, më ndaluan në aeroport prej dhuratës së shqiptarëve!

Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

18:55
Inaugurimi i “Shtëpisë së Futbollit”, prezent presidenti i FIFA-s, Infantino. Duka: Mesazh për futbollin!

Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

18:51
Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski tashmë po kalojnë shumë kohë së bashku, burimi i afërt i çiftit trazon rrjetin

Aktori Brad Pitt dhe modelja Emily Ratajkoëski po kalojnë shumë kohë së bashku.

18:48
Gjithmonë duke vënë në pah linjat trupore/ Ja si u vesh Kylie Jenner në Javën e Modës në Paris (Foto)

Kylie Jenner u sigurua që ajo të rrëmbente vëmendjen teksa mbërriti në sfilatën e Balmain gjatë Javës së Modës në Paris në Francë të mërkurën.

18:40
Dikur blinte emra të mëdhenj si Paulinho e Jackson Martinez, sot pranë katastrofës

Gjatë dekadës së fundit, Guangzhou Evergrande ka qenë një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme në futbollin aziatik.

18:38
Vetura e parë me hidrogjen nis shitjet e përdorimin publik në Australi (fotot)

Teksa në pjesën tjetër të botës karburantet kanë arritur çmime stratosferike, në Australi po nisin shitjet publike të makinës së parë që funksionon me hidrogjen, karikohet për 5 minuta dhe lëshon nga prapa vetëm ujë.

18:36
Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, gazi nuk ndryshon

Çmimi i naftës dhe benzinës rritet pas orës 20:00 të kësaj të enjteje.

18:31
Video/ Protestat kundër mobilizimit në Rusi, policia ushtron dhunë ndaj grave

Pamje të shumta të keqtrajtimit të grave protestuese në Rusi, janë bërë publike nëpër rrjete sociale

18:29
Pasojat e uraganit shkatërrues, zyrtarja më e lartë e Bidenit pritet të vizitojë Floridan

Presidenti Joe Biden foli këtë mëngjes me Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis dhe premtoi për ndihmë të mëtejshme ndaj shkatërrimeve nga fatkeqësitë natyrore.

18:21
​Ish-presidentët shqiptarë: Kjo është lufta e fundit e drejtuesve të UÇK-së, drejtësia do të triumfojë

Ish-presidentët shqiptarë takuan sot Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë.

18:16
Khloe Kardashian paska pranuar fshehurazi propozimin e Tristan Thompson?!

Khloe Kardashian thuhet se u fejua me të dashurin e atëhershëm Tristan Thompson vetëm një muaj para se ai të linte shtatzënë modelen e fitnesit Maralee Nichols.

18:12
Formohen gropa gjigante brenda disa muajsh në Turqi, ekspertët shpjegojnë fenomenin

Gjashtëmbëdhjetë gropa gjigante janë hapur në një rajon turk brenda disa muajsh pasi thatësira shkaktoi shembje të gurit gëlqeror.

17:59
NATO: Rrjedhjet nga tubacionet sabotim “i pamatur dhe i qëllimshëm”

NATO ka shprehur “shqetësim të thellë” për dëmet e pësuara nga tubacionet Rrjedha Veriore në Detin Baltik, duke i quajtur incidentet “akte të qëllimshme, të pamatura dhe të papërgjegjshme sabotimi”.

17:54
Stuhia Ian po intensifikohet sërish, pritet të kthehet në një uragan në Floridan Verilindore

Stuhia tropikale Ian në Florida pritet të intensifikohet edhe një herë tjetër, teksa aktualisht stuhia është zhvendosur mbi Oqeanin Atlantik.

17:54
Lajm i mirë për Milan, sulmuesi kalon dëmtimin dhe bashkohet me skuadrën në stërvitje

Stefano Pioli ka marrë një tjetër lajm të mirë përpara ndeshjes të së shtunës ndaj Empolit në transfertë.

17:52
Shembja e urës në Amazonën braziliane lë 3 të vrarë e 15 të zhdukur (fotot)

Rreth 15 njerëz janë të zhdukur ndërsa tre janë konfirmuar të vdekur pas shembjes së papritur të një ure në shtetin verior brazilian të Amazonës, njoftonin sot zjarrfikësit dhe mediat vendase .

17:48
Mbretëresha më e bukur e botës, Rania shkëlqen me vajzën në publik (Fotot)

Mbretëresha Rania e cilësuar si më e bukura në botë me vajzën e saj ka marrë pjesë në një ngjarje humanitare në Nju-Jork.

17:44
Nuk mund të mungonte, modelja Hailey Bieber shkëlqen në Javën e Modës në Paris (Foto)

Hailey Bieber shkëlqeu në pjesëmarrjen e saj në sfilatën e PAP gjatë Javës së Modës në Paris të mërkurën në mbrëmje.

17:40
Aksident në “Rrugën e Dibrës”, autobusi përplas 39-vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në “Rrugën e Dibrës”, ku shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç.

17:27
SHBA/ Pamjet apokaliptike tregojnë përmbytjet e urraganit Ian me dhjetra të vrarë në Florida (video)

Pamje tragjike tregonin sot mësymjen e urraganit Ian në gadishullin Florida në SHBA, që ka shkatërruar shtëpi e ka lënë dhjetra të vrarë me erëra të forta dhe shtresa të shumta reshjesh.

17:20
44 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete nga Covid

Numri i infektimeve në vendin tonë mbetet i ulët, krahasuar me testimet që janë bërë gjatë 24 orëve të fundit.

17:13
Koreja e Veriut lëshon raketë balistike pas largimit të Kamala Harrisit nga Koreja e Jugut

Ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën një raketë balistike drejt ujërave të saj lindore.

17:04
DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë – e gabuar

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja beson që asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë ndërkohë që ajo vazhdon agresionin e saj në Ukrainë.

17:04
Mungesë të energjisë në shumë vende, Reuters: Evropa përgatitet për ndërprerjet e rrjetit celular

Telefonat celularë mund të kenë probleme në Evropë këtë dimër, nëse ndërprerjet e energjisë do të shkatërrojnë disa pjesë të rrjeteve.

17:01
Giorgia Meloni mohon akuzat e ‘lojës së pjeprave’ pas dyshimeve mbi kredencialet (fotot)

Liderja e djathtë italiane kishte postuar një video disi të seksualizuar elektorale në ditën e zgjedhjeve, ndërsa thotë se do të punojë për reduktimin e abortit dhe kuotave LGBT.

16:56
Nuk e bindi as me Guardiolën, City i vendos çmim Bernardo Silvës

Që nga momenti kur Manchester City u ble nga arabët qëllimi i vetëm ishte që ajo që të bëhej skuadra më gjigante dhe të kishte lojtarët më të mirë në botë.

16:55
“Babai ma ka vendosur kusht ta çoj Shqipërinë në Botëror”, rrëfehet Armando Broja

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja ka rrëfyer jetën e tij vështirësit dhe punën që fëmijë në futboll, me të atin që nuk e linte të pushonte në asnjë moment.

16:54
Shkatërrimet e Uraganit Ian në Florida, vijojnë misionet e kërkim-shpëtimit (Fotot)

Uragani Ian ka shkaktuar dëme të mëdha në Florida, ndërsa ende përbën një kërcënim të madh për zonën.

16:49
BQK del kundër Qeverisë së Kosovës: Rritja ekonomike është 3.7, jo 4.9 për qind

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë për këtë vit është rreth 3.7 për qind. Mehmeti ka treguar se gjatë vitit të kaluar ka pasur 1.5 miliard euro remitanca.

16:42
Pikëpyetje në lidhje me raportin me Sarën, Dj PM i sqaron të gjitha

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit.

16:39
Rrjedhja e gazit nga prishja e Nord Stream1 mund të përfundojë të hënën

Rrjedhja e gazit nga gazsjellësi Nord Stream 1, mund të përfundojë ditën e hëne, sipas operator të tubacionit megjithatë nuk ka ende një parashikim për të ardhmen e këtij tubacioni derisa të vlerësohen dëmet që i janë shkaktuar.

16:21
Uragani në Florida/ Dhjetëra banorë ndodhen të bllokuar në shtëpitë e tyre pa shërbim celular

Banorët pranë shtegut të uraganit u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në fillim të javës, por shumë Floridianë vendosën të qëndronin dhe të kërkonin strehim brenda.

16:13
Vrasësi i serial-killerit kanibal tregon motivin: “E pyeta nëse i kishte bërë vërtet ato gjëra” (fotot)

Individi që është mbajtur si përgjegjës për vdekjen e një prej vrasësve serialë më të frikshëm në SHBA, Jeffrey Dahmer ka thënë se monstra kishte “kaluar kufirin” kur i kishte thënë me shaka të burgosurve të tjerë se ‘e kishte marrë malli të hante mish njeriu’.

16:10
Ndërron jetë Dorina Kuka, këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtoreshë e shkollës “Ali Demi”

Dorina Kuka, këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe ish-drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.

16:08
Gjermania ndan 200 miliardë euro për t’i përballuar kostot e energjisë

Gjermania tha të enjten se do të investojë 200 miliardë euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e kostove të energjisë, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

16:07
Pesë fazat e Alzheimerit/ Çfarë duhet të dini rreth tyre

Shumica e njerëzve që kanë humbje të kujtesës nuk kanë një diagnozë specifike.

16:07
Rritja e energjisë/ Ndihmë për familjet dhe bizneset, Gjermania investim prej 200 miliardë eurosh

Gjermania tha të enjten se do të investojë 200 miliardë euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e kostove të energjisë, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

15:59
Kërkoi pushim për Mbappen te PSG-ja, Galtier-Deschamps: Ta zëvendësojë me Giroud nëse lodhet

Trajneri i Francës, Deschamps i kërkoi kreut të stoilit të Paris Saint-Germain, Christophe Galtier që t’i japë pak pushim Kylian Mbappe-së në mënyrë që të jetë gati kur të nisë Botërori Katar 2022 në nëntor.

15:55
Për flokët e “shëmtuar” të Harry Styles në filmin e tij të ri është dashur shumë orë punë

Harry Styles përveçse një emër i njohur në fushën e muzikës po spikat edhe në aktrim.

15:45
“Askush nuk e di se çfarë do të vijë më pas”/ Rusët nuk duan të shkojnë në luftë, presin në radhë të gjata për të kaluar kufirin

Me një çantë në secilën dorë dhe një tjetër në shpinë, rusët po provojnë çdo rrugë të mundshme për tu larguar nga vendi i tyre drejt Gjeorgjisë.

15:37
Zbulohet shkaku i vdekjes së Mbretëreshës Elizabetë II, publikohet certifikata zyrtare e monarkes

Mbretëresha Elizabetë II vdiq nga pleqëria, këtë gjë e ka treguar certifikata e saj e vdekjes.

15:33
Festivali makabër rikthehet me thika e shufra të ngulura në faqet e të devotshmëve vegjetarianë në Tailandë (fotot)

Shpata, thika e dorëza çadrash shiheshin sot mes të tjerave, të ngulura në fytyrën e entuziastëve të festivalit taoist vegjetarian në Tailandë, që u rikthye bujshëm pas nje ndërprerjeje fatkeqe dyvjeçare.

15:29
Festivali i Filmit në Tiranë/ Nesër ceremonia ku do të shpërndahen 25 çmime

Nesër mbrëma do të shpallen fituesit e edicionit të 20-të të Tirana International Film Festival, ku që prej datës 24 shtator janë shfaqur në kinema çdo ditë filmat që janë në konkurrim.

15:26
Rrëmbimi dhe vrasja e Jani Prengës, dënohet me burgim të përjetshëm kopshtari i resortit në Shijak, Festim Bexhdili

Gjykata e Posaçme ka vendosur të japë dënimin burgim të përjetshëm për Festim Bexhildin, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës.

15:20
Ish-i i Milanit dhe Interit rikthehet në Itali, firmos me klubin e Serisë B

Pas një sezoni në Turqi, ishi i Milan dhe Iner është rikthyer në Itali, por këtë herë për të luajtur në Seria B, me Modena-n.

15:14
Protesta për rrugën në Bukmirë, shkatërrohet sa herë bie shi

Aksi rrugor Rrëshen-Bukmirë i bërë vetëm disa vite më parë duket se do të ishte ndihmese për banoret e 7 fshatrave të njësisë administrative Bukmirë, por sot në fakt ky aks rrugor është kthyer në një kërcënim serioz për këta banorë.

14:59
Pritjes i erdhi fundi/ Publikohet traileri i filmit për gjyqin e famshëm të aktorëve Johnny Depp-Amber Heard

Gjyqi i famshëm i aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard, i cili përfshinte dëshmi të bujshme, duke përfshirë akuzat për xhelozi ndaj aktorit James Franco, është kthyer në një film vetëm katër muaj pas vendimit final.

14:53
SHBA jep mbi një miliard dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin 1.1 miliard dollarë ndihmë ushtarake shtesë prej për Ukrainën.

14:47
“E patë se çfarë ndodhi në Itali?”, Biden pë zgjedhjet: Nuk mund të jemi optimistë!

Gjatë një mbledhjeje fondesh të organizuar nga guvernatorët demokratë, presidenti amerikan, Joe Biden përmendi zgjedhjet e 25 shtatorit në fqinjin tonë përtej Adriatikut.

14:46
Vlorë/ Tentoi të strehonte emigrantët në banesën e tij, vihet në pranga 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është vënë në pranga, pasi tentoi të strehonte në banesën e tij pesë emigrantë të paligjshëm.

14:43
Mbretëresha e Danimarkës merr vendimin drastik, u heq titujt mbretëror tre nipave dhe mbesës

Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II i ka hequr titujt mbretërorë katër nga tetë nipërit e saj, që ata të jetojnë një jetë më normale.

14:30
Ulje dënimi, lirim me kusht apo amnisti/ Gjykata liron 18 punonjësit e burgjeve të Fierit dhe Tiranës

18 punonjësit e burgjeve të Fierit dhe Tiranës, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, janë liruar me vendimin të Gjykatës së kryeqytetit, që ndryshoi masën nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

14:28
Dhunë në Argjentinë, gurë mes tifozëve! Një ultras i Boca Juniors humb jetën

Problemet, tensioni dhe dhuna në futbollin latin nuk mungojnë kurrë. Boca Juniors fitoi 3-2 ndaj Quilmes në fushë neutrale dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Argjentinës, por ndeshja u ndërpre për rreth 15 minuta.

14:27
Ambasadorja Kim pas takimit me Bajram Begajn: Roli i Presidencës është thelbësor për demokracinë

Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas takimit të mbajtur mëngjesin e sotëm në Presidencë me kreun e shtetit, Bajram Begajn.

14:19
Hakerat gjunjëzojnë Australinë, BBC: Vodhën të dhënat e gjysmës së popullsisë, tani duan para!

Gjigandi australian i telekomunikacionit Optus zbuloi disa ditë më parë se  rreth 10 milionë personave apo gati gjysmës së popullsisë së vendit, u ishin vjedhur të dhënat përmes një sulmi kibernetik.

14:19
Kim Kardashian të ketë kujdes, Kanye West me një as nën mëngë në çështjen e divorcit

Së fundmi mësohet se Kanye West ka punësuar një avokat i cili ka shumë përvojë në përfaqësimin e miliarderëve në çështjet e divorcit.

14:14
“Nga e keqja do ikim”/ Të rinjtë po largohen për jetë më të mirë, një nga destinacionet kryesore Gjermania

Shqiptarët po largohen drejt vendeve të Europës dhe këtë gjë e vërtetojnë shifrat, ku rezultojnë mbi 10 mijë persona që kanë aplikuar për azil.

14:11
Dhunonte prej kohësh gruan, vajza konsumonte mbidozë ilaçesh si pasojë e dhunës psikologjike! Arrestohet 42-vjeçari në Dibër

Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër për dhunë në familje.

14:07
Nga sot Finlanda mbyll kufijtë, rusët drejt Mongolisë: Nuk duam të vrasim njerëz!

Nga mbrëmja e sotme, Finlanda i mbyll kufijtë turistëve rusë; Te paktën këtë pretendon e përditshmja finlandeze Helsingin Sanomat që shpjegon se rregullat e reja, të marra pas njoftimeve se Rusia ka shpallur mobilizimin e përgjithshëm, synojnë që fluksi i mbërritjes së rusëve në Finlandë të bjerë deri në gjysmën e nivelit aktual.

14:03
100 vjet Hollywood: Shkrimit ikonik “i ndryshon fytyra”

Shenja e famshme e Hollivudit, një nga monumentet më ikonike të botës, po rinovohet pikërisht përpara se vitin e ardhshëm të kremtojë 100 vjetorin e lindjes.

13:58
“Na pret dimër i vështirë me krizën energjetike”/ ​Ministrja e Ekonomisë në Kosovë: Të mos tallemi me masat e kursimit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka kërkuar që masat emergjente në furnizimin e energjisë të vazhdojnë edhe për 30 ditë.

13:50
Nuk duroi më dhimbjet dhe u operua, Mesut Ozil rikthehet vitin e ardhshëm

Mesut Ozil ka vendosur t’i japë fund problemeve në shpinë.

13:46
Rama tregon dokumentin: Akti i parë i dorëzimit, 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës!

Është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë e 646 metrave katrorë, ndërtuar pa leje në qendër të Tiranës.

13:36
Dyshohet se punonin për shërbimin sekret rus, arrestohen disa persona në ​Mali të Zi

Një aksion blic i policisë në orët e para të ditës së sotme ka sjellë prangosjen e disa personave në kryeqytetin malazez, Podgoricë.

13:34
Nga energjia, te reforma në drejtësi e bashkëpunimi me SHBA, Presidenti Begaj zbardh takimin me ambasadoren Yuri Kim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

13:25
Nënpresidentja amerikane Harris kritikon ashpër metodat frikësuese të Kinës në Azi

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris kritikoi ashpër politikën e jashtme të Kinës gjatë një fjalimi në Tokio, duke thënë se veprimet agresive të Pekinit kërcënojnë rendin ndërkombëtar të bazuar në respektimin e ligjit dhe rregullave.

13:20
Lëvizte me 44 mijë paund dhe 3000 euro në makinë, procedohet në gjendje të lirë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit në makinë iu konstatua një shumë e madhe parash.

13:15
Arkitekti i suksesit, kryesuesit e Bundesligës shpërblejnë trajnerin zviceran

Në pankinë qëndron Urs Fischer prej verës së vitit 2018. 56-vjeçari zviceran është arkitekti i surprizë së bukur Union Berlin.

13:03
Kush është Ganimet Vendresha, themeluesja e TOB-it dhe e shkollës së Baletit në Tiranë

Homazhet në nder të artistes së njohur, Ganimet Vendresha do të zhvillohen nesër në hollin e Teatrit të Operas dhe të Baletit nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërsa ceremonia e varrimit po nesër në orën 13:00 në varrezat e Tufinës.

12:57
Lihet në arrest shtëpie kinezi i akuzuar për mashtrim, Prokuroria u tërhoq nga vendimi për ta çuar në burg

Prokuroria u tërhoq nga qëndrimin saj për të çuar në burg kinezin ( kamboxhianin) Liangbin Chen.

12:52
Pak vite pas vdekjes së DJ më të njohur në botë, familja e Avicci-t i shet të drejtat e muzikës kompanisë suedeze

Familja e Avicii-t ka shitur 75% të të drejtave për regjistrimet e tij muzikore kompanisë suedeze të argëtimit Pophouse.

12:45
Rusia do të aneksojë katër rajone të Ukrainës

Me një ceremoni publike, Vladimir Putin shpall nesër aneksimin zyrtar të katër rajoneve ukrainase: Luhanskut e Donjeckut në lindje, e Zapozhias dhe Khersonit në jug.

12:39
Stadiumi i ri i Milan dhe Inter me kapacitet më të vogël se “San Siro”, ja arsyeja pse

Stadiumi i ri që do të bëhet për skuadrat e Milan dhe Inter dhe që pritet të kushtojë 1 miliard paund do të ketë një kapacitet maksimal prej 65,000 vendesh.

12:37
Opinion: Qëndron Rusia pas sabotimit të gazsjellësit Nord Stream?

Rrjetet sociale janë mbushur plot me teori konspirative për shkaqet e shpërthimit tek gazsjellësi Nord Stream, por përfitim të vërtetë nga to ka vetëm Moska, të paktën jo drejtpërdrejt.

12:35
Maratonomaku 55-vjeçar/ Alush Çukari mbërrin në Sarandë, u nis nga Tirana

Alush Çukari 55 vjeç u prit si maratonomak në qendër të Sarandës. Ai vrapoi më parë gjatë verës nga Saranda në Tiranë dhe ditët e fundit ndoqi itinerarin e kthimit pas duke kryer mesatarisht rreth 35 km në ditë në 8 seanca totale. 

12:29
Një nga stuhitë më të rezikshme që ka goditur SHBA-në/ Qytete të përmbytura dhe shkatërrime të shumta, ja çfarë la pas uragani “Ian” (Pamje)

Një nga stuhitë më të rrezikshme që ka goditur SHBA-në në vite la 2.4 milionë shtëpi dhe biznese në Florida pa energji elektrike, ndërsa niveli i ujit është rritur vazhdimisht.

12:27
OKB: Inovacioni është në udhëkryq pas pandemisë

Kombet e Bashkuara kanë thënë të enjten se në kohën e pandemisë së koronavirusit janë ndarë më shumë fonde për inovacion, sesa para shpërthimit të saj.

12:21
Shtrenjtimi i bukës në Kosovë/ Furrtarët në disa qytete e rritën me 10 cent

Që nga fundjava çmimi i bukës është rritur në Fushë Kosovë.

12:16
“Fermë” brenda shkollës, projekti nis nga shkolla speciale “Luigj Gurakuqi”

“Toka në shkollë” është projekt i ri i Ministrisë së Arsimit, që ka për qëllim afrimin e nxënësve me natyrën, që të kujdesen për mbjelljen dhe mirërritjen e luleve dhe bimëve.

12:14
SHBA përplaset me Rusinë për Nord Stream, Norvegjia nxjerr ushtrinë!

Dëmtimi është aq i madh ne tubacionet e Nord Stream 1 dhe 2, sa Gjermania druhet se dy linjat e prekura nga shpërthime të dyshimta në Detin Baltik, mund të mos funksionojnë më kurrë.

12:10
Kush ishte biondja me maskë Covid? Fotografoi votën, çoi komisionerët në gjykatë

Të gjithë komisionerët e qendrës së votimit në shkollën “At Zef Pëllumbi”, përfunduan të pandehur në gjykatën e kryeqytetit mbasi gënjyen autoritetet duke mos treguar identitetin e një gruaje, të cilën ata e konstatuan duke fotografuar votën dhe më pas kur u ripyetën në polici, ata mohuan që ta kishin parë ndonjëherë.

12:10
Erdogan “i tërheq veshin” Putinit për referendumet: Po vepron si me Krimenë!

Edhe një herë, Rexhep Tajip Erdogan planifikon të ulë presidentin rus Vladimir Putin me këmbë në tokë, por duket misioni i tij nuk është i lehtë.