Galtier: Botërori mbaroi, tani Messi-Neymar-Mbappe duhet të kuptojnë që janë në një ekip!

14/01/2023 22:50

Edhe treshja e PSG-së ka të metat e saj, edhe pse përbëhet nga tre yje si Messi, Neymar dhe Mbappe.

Trajneri i parizienëve, Christophe Galtier, tha në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Rennes se është e rëndësishme që këta tre lojtarë të luajnë të bashkuar, pasi në kombëtaret e tyre janë mësuar të jenë secili lider.

“Tani është e rëndësishme që ata të qëndrojnë së bashku, të rizbulojnë lidhjen pasi kanë luajtur me automatizma të tjerë në ekipet e tyre kombëtare. Ata duhet të rizbulojmë kënaqësinë e të luajturit së bashku, të përkushtohemi me njëri-tjetrin, të bëjmë më mirë se në ndeshjet e fundit. Duhet të gjejmë më shumë intensitet sepse ndeshjet e fundit kanë qenë të pamjaftueshme teknikisht”-tha trajneri.

Top Channel