I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe kokainë, arrestohet pas një viti 34-vjeçari në Mirditë

15/01/2023 14:15

Elidjon Gjoka i shpallur në kërkim që në shkurt të vitit të kaluar është vënë në pranga.

34-vjeçari është lokalizuar në banesën e tij në Mirditë pas kontrrolleve të shumta të policisë.

Gjoka cilësohej i shpallur në kërkim pasi në automjetin që drejtonte janë gjetur armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kokainë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

“Mirditë/Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri, i shpallur në kërkim për drogë e armë. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe drogë, në kuadër të operacionit “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga FNSH Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara me qëllim kapjen e personave të shumë kërkuar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, është lokalizuar i strehuar në banesë në Mirditë dhe është vënë në pranga, shtetasi E. Gj., 34 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në shkurt 2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve luftarake”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Lumthi”, i zhvilluar në shkurt 2022. Gjatë këtij operacioni, në automjetin që drejtonte ky shtetas janë gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi lënde narkotike kokainë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

 

 

 

 

Top Channel