Aksidenti i mistershëm në Fier/ Poshtë urës gjenden pjesë të mjetit, shtohen dyshimet se është nën ujë

15/01/2023 14:03

Poshtë Urë së Mbrostarit në Fier janë gjetur dhe pjesë të përparme të mjetit gjë që ka përforcuar dyshimet se mjeti ndodhet në lumë.

Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit , hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.

Rreth orës katër të mëngjesit të kësaj të diele pranë vendit të njohur si Ura e Mbrostarit në Fier dyshihet se ka ndodhur një aksident,

Parmakët e urës janë shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman, ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.

Në vendin e aksidentit është gjetur një targë automjeti i cili rezulton të jetë e një makine të dhënë me qira, ndërkohë që kanë mbërritur polumbarë të Reneas dhe ekspertë të policisë.

Sipas policisë, targa i përket një automjeti të marrë me qira nga personi M. L., 26 vjeç, banues në Fier.

Top Channel