Goditje në kokë, arbitri në Ligën e Dytë angleze! Del me barrelë

15/01/2023 10:27

Ndeshja mes Swindon dhe Grimsby në Ligën e Dytë angleze mori vëmendjen maksimale në “ishull” dhe kjo jo prej ndonjë veprimi spektakolar në fushë.

Gjithçka u përqendrua te arbitri i sfidës, Sam Purkiss i cili në minutën e 11-të mori një goditje të pavullnetshme në kokë nga një prej futbollistëve vendas.

Arbitri humbi ekuilibrin dhe pati marrje mendsh teksa pas ndihmës së parë në fushë, u largua me barrelë duke u zëvendësuar nga ana e arbitrit të katërt. Sipas The Athletic, arbitri e mori veten pas disa minutave në dhomën e zhveshjes edhe pse ishte për disa minuta i trullosur ndërsa nga ana tjetër mbeti i mërzitur për arsyen se e pati të pamundur për të dërguar deri në fund misionin e tij./ Super Sport

Top Channel