Përplasje të dhunshme mes policisë dhe demonstruesve në Gjermani/ Protestuesit kundër prishjes së fshatit për një minierë qymyri

15/01/2023 08:31

Mijëra njerëz protestuan të shtunën kundër pastrimit dhe prishjes së një fshati në Gjermaninë perëndimore që do të hapë rrugën për zgjerimin e një miniere qymyri. 

Situata u tensionua aq shumë sa pati përplasje me policinë si dhe u hodhën mjete piroteknike. Disa aktivistë arritën të thyenin kordonin policor dhe të hynin në zonën ku nxirret qymyri.

Mes protestuesve ishte  aktivistja e njohur e klimës, Greta Thunberg dhe aktivistja gjermane, Luisa Neubauer. Thunberg akuzoi Gjermaninë, se “është një nga mëkataret më të mëdha të klimës në botë”.

Räumung von Lützerath - Demonstration

Ajo bëri thirrje për vazhdimin e rezistencës. Që të premten ajo kishte bërë thirrje në Lützerath kundër prishjes së fshatit dhe nxjerrjes së qymyrit.

Kryeministri i landit Hendrik Wüst dhe Ministrja e Bujqësisë e mbrojtën planin për prishjen e fshatit, duke theksuar, se ky bëhet mbi bazën e një ujdie mes federatës dhe landit me koncernin energjitik.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, kishte bërë të ditur para disa ditësh se qymyri nën Lützerath nevojitet për sigurinë energjitike në këto kohë krize.

Räumung von Lützerath - Demonstration

 

Top Channel