Pas divorcit, fati e deshi që Herion Mustafaraj të rikthehej te dashuria e tij e gjimnazit.

Megjithatë, ai tregon se për një kohë të gjatë kjo dashuri i kishte mbetur si brengë.

Ne kemi qenë shokë klasë në Lice, në atë kohë ishte shumë e kujdesshme, dhe unë isha kështu si çapkëni i shkollës dhe nuk është se më merrnin shumë seriozisht gocat, më kishin qejf por prapë nuk më merrnin shumë seriozisht. Për Nolën e doja shumë, i bëja lloj lloj lojërash.

S’ më vinte afër fare dhe më ngeli ajo brengë. Unë ia shpreha dashurinë asokohe, por ajo ishte e lidhur me njeriun e jetës me të cilin bashkëjetoi më vonë dhe ka dy fëmijë të mrekullueshëm. Ajo që atë herë u tregua shumë e sinqertë dhe më tha që të qëndrojmë shokë dhe mua më mbeti si brengë në zemër”, tha ai në “Se Luan Topi”.

Top Channel