LIVE/ Numërimi i votave në drejt fundit, LVV fiton me 43.44%, 6 pikë më pak se në dhjetor 2025. PDK konfirmohet forcë e dytë, LDK e treta
Homazhet në nderim të 45 shqiptarëve të vrarë e masakruar kanë nisur në memorialin në Reçak të Kosovës.
Familjarë të shumtë e qytetarë kanë shkuar për të nderuar të rënët në 24-vjetorin e kësaj masakre.
Nga liderët politikë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me nënkryetarët e kësaj partie bënë homazhe tek varret e të vrarëve.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me zëvendësministrin, Shemsi Syla dhe drejtues të FSK-së kanë vendosur kurora lulesh në memorialin në fshatin Reçak.
Për homazhe do të jenë edhe krerët më të lartë të vendit si dhe liderë të tjerë politikë e institucionalë.
Masakra e Reçakut bëri kthesë në historinë e Kosovës, pasi u cilësua si krim kundër njerëzimit, për herë të parë nga ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker.
Top Channel