Autoritetet detare njoftojnë për përkeqësim të motit në tri ditët e para të javës së ardhshme

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datat 16, 17 dhe 18 janar moti do të përkeqësohet duke filluar nga ora 01:00 e datës 16 janar përgjatë gjithë bregdetit shqiptar. Era do të jetë me drejtimin jug-jugperëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës.

Përkeqësimi i motit do të ndikojë në lundrimin e sigurt për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit, ndërsa përmirësimi i motit pritet pasditen e 19 janarit, ora 16:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike autoriteti detar kërkon nga të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Top Channel