Shakira jo vetëm që është ndarë nga Gerard Pique, por mesa duket ka vendosur që të “hakmerret” ndaj prindërve të tij. Marrëdhënia mes këngëtares kolumbiane dhe nënës së ish-mbrojtësit të Barcelonës, Montserrat Bernabeu, nuk është aspak e mirë.

Sipas raportimeve të shumta, të dyja kanë pasur një marrëdhënie të mirë, derisa gjithçka mori fund pas ndarjes së çiftit.

Në “Music Session #53” të Bizarrap, këngëtarja i kushtoi një varg gjyshërve të fëmijëve të saj, duke thënë se Pique e la me vjehrrën me një ton mosrespektues. Nëse nëna e Pique-s po përpiqet të shmangë këngën e njohur, duhet të jetë e vështirë sepse kënga është duke u luajtur jashtë rezidencës së Shakirës në Barcelonë.

Nuk dihet nëse kjo është në mënyrë që fqinjët e saj, të cilët jetojnë pranë, ta dëgjojnë. Kritikat në këngën e re të artistes janë më se evidente dhe kjo mund të jetë një mënyrë e re për t’u rikthyer te ish-familja e saj. Ekipi i emisionit ‘Fiesta’ në kanalin Telecinco ka sqaruar se kënga me Bizarrapin dëgjohej me volum të plotë në dy raste gjatë ditës. Ata mendojnë se kjo bëhet për arsyen e vetme që ta dëgjojnë prindërit e Pique dhe mund të jetë e vërtetë, pasi shtëpitë janë shumë afër dhe me dritaret e hapura do të dëgjohej pa problem.

Kujtojmë gjithashtu se nëna e Pique, Montserrat Bernabeu thuhet se ka vënë re se ka një manekin të një shtrige të zezë të montuar në një fshesë të vendosur në tarracën e shtëpisë së Shakirës në Barcelonë. Gazetari Marc Leirado Millan tha për emisionin spanjoll ‘Mas Vale Tarde’ se Bernabeu madje i kërkoi një prej personelit të Shakirës që ta kthente shtrigën në mënyrë që të mos përballej drejtpërdrejt nga shtëpia e tyre, e cila është në të njëjtën rrugë.

Top Channel