Moderatorja Aulona Musta e ftuar në ‘Fun Club’ ka shprehur se Kiara Tito, konkurrente e Big Brother Vip, ‘e ka zemrën jashtë’.

Teksa po tregonte një debat të mbrëmjes së djeshme mes Kristit me Kejvinës, sipas saj të dy po e pranonin që Kiara ka një pëlqim ndaj Kristit dhe është xheloze për të.

Niko Komani, shoku i Kiarës e pyeti: “Ti preferon Kiara-Luiz apo Kiara-Krisiti?

“Unë nuk preferoj asnjërën nga të dyja sepse mua nuk më duket që Kiara ka preferencë, mua më duket sikur Kiara e ka zemrën jashtë”, tha Aulona.

“Thjesht Kiara nuk më duket fare e interesuar për asnjë nga djemtë aty brenda”, shtoi ajo.

Moderatoja Lei Kraja e kundërshtoi duke thënë se Kiarës i pëlqen të përkëdhelet nga Luizi.

“Unë nuk mendoj se Luizi ka qenë harbut me Kiarën, unë mendoj se Luizi ka qenë shumë i dashur me Kiarën. Ka qenë aq i dashur me Kiarën sa kthehet edhe në bezdisje kur ti si femër nuk je akoma e qartë se çfarë ndien për këtë person. E vetmja gjë që duhet të bëjë Luizi është që ti japi pak më shumë hapësirë”, tha moderatoja duke i dalë në mbrojtje Luizit.

Niku shprehu se këtë javë, teksa Luizi i rrinte afër Kiarës pas incidentit të saj, ajo pati mundësinë të kthjellohej në mendime, ndërsa shumë nga ata sipas tij treguan fytyrën e vertetë të tyre.

Top Channel