320-vjetori i Kuvendit të Arbrit është përkujtuar këtë të diel, ngjarje e cila është  më e rëndësishmja pas Besëlidhjes së Gjergj Kastriotit.

Në një veprimtari përkujtimore në kishën  e Gjon Pagzorit u kujtua kjo datë e rëndësishme për historinëe vendit tonë.

Në fjalën e tij, Dom Nik Ukgjini thotë se kjo datë është një themel i rëndësishsm për mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit shqiptar.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh kjo ngjarje përkujtimore po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, kjo dhe falë ndërhyrjes që po bëhet në restauriumin e kishës ku u mbajt Kuvendi i Arbrit.

Pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore, ishte dhe promovimi i relacionit të Imzot Vinçens Zmajeviç, që është botuar në gjuhen shqipe.

Kuvendi Kishtar i Arbrit  ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës, me përkrahjen e papës me prejardhje shqiptare Klementi XI, ku ndër vendimet kryesore të marra ishin  kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe.

 

Top Channel