Edhe pse “Big Brother VIP 2” ka vetëm tre javë që ka nisur, shikueshmëria e këtij edicioni arrin rekorde të paimagjinueshme.

Spektakli i kësaj të shtune u duk si një mbrëmje finale ku me kureshtje u prit rezultati se kush nga banorët do të linte shtëpinë. Në një garë të fortë mes Luizit, Kiarës, Dea Mishel dhe Mikelës, kjo e fundit e eliminua sonte pas televotimit nga publiku.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer nga komentet për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, bizneset po përdorin strategji marketing me emrat e vipave të Big Brother për të tërhequr më shumë klientë, teksa rrugët e qyteteve boshatisen çdo të martë dhe të shtunë kur në orën 21:00 ndizen dritat e spektaklit të madh nën moderimin e Arbana Osmanit.

Personazhet e Big Brother Vip 2 kanë bërë për vete ndjekësit jo vetëm në distancë si një dashuri platonike, por mbështetjen ata e treguan me tubime duke dhuruar një shfaqje entuziaste me fishekzjarre dhe pankarta dhe brohoritje.

Ethet e këtij spektakli ndjehen kudo edhe në bisedat e përditshme. Një nga banorët ka marrë vëmendjen me te madhe këto ditë me historinë e treguar e me pas përgënjeshtruar.

Big Brother çdo sezon tregon qartazi se nuk është vetëm një program televiziv por edhe një fenomen që kalon kufijtë jashtë vendit.

Kudo ku ka shqiptarë, në abonimin e DigitAlb në dy kanale transmetimi nën monitorimin e kamerave 24 orë, në kanalin e YouTube transmetimi live i mbrëmjeve prime time si dhe në ekranin e tv Top Channel, kryefjala e këtyre 22 ditëve është vetëm BIG BROTHER… por ky është vetëm fillimi!

Magjia e spektaklit që vetëm Top Channel di të organizojë vijon rrugëtimin me emocione e surpriza të tjera…

Top Channel