Censusi i zogjve/ Po zhvillohet në Divjakë regjistrimi i përvitshëm

15/01/2023 15:25

Administrata e Zonave të Mbrojtura, Ministria e Mjedisit dhe Shoqata e Ornitologëve kanë organizuar censusin e shpendëve migratorë në lagunën e Karavastasë në Parkun Kombëtar Divjakë- Karavasta.

Grupet e punës të shpërndarë në disa pika vrojtimi kanë nisur numërimin e shpendëve ujore migratore.

Numri i shpendëve migratorë që kalojnë periudhën e dimrit në këtë ligatinë varion nga një vit në tjetrin e lidhur jo vetëm me kushtet klimaterike por edhe nga faktorë të tjerë.

Drejtori i zonave të mbrojtura në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta, Ardjan Koçi pohon se numri i shpendëve migratorë në ligatinën e Divjakës ndër më të mëdhenjtë e me të rëndësishëm në vendin tonë ka ardhur në rritje.

Censusi nderkombetar i shpendëve migratore ujore ka mbi 30 vjet që organizohet çdo vit në Shqipëri në muajjn janar që është dhe muaji i kulmit për shpendët migratorë ku shumicën e tyre kolonitë më të mëdha përbëhen nga rosat, flamingot e 60 specie të tjera.

 

Top Channel