Premiera e filmit “Babylon”/ Brad Pitt zbarkon në Paris për filmin e fundit

15/01/2023 20:01

Tapeti i kuq u shtrua në kinemanë Grand Rex, në Paris të Francës për shfaqjen e filmit “Babylon”, një nga prodhimet më të fundit të Hollywood-it me pjesëmarrjen e yllit kryesor të saj Brad Pitt.

Filmi trajton historinë e disa personazheve në vitet 1920 në Hollywood, kur industria e filmit ishte ende në gjurmët e para të tij, ndërsa në botën e kinematografisë po ndodhte një tranzicion i madh nga filmat pa zë, tek ata më zë. Për yllin e filmit, aktorin Brad Pitt, filmi është një memorial që nderon kujtimin e gjeneratave të ndryshme të aktorëve

 “Nëse ky film ka një mesazh, ai duhet të jetë se është privilegj që jemi pjesë e këtij brezi dhe të atyre që erdhën para nesh dhe të atyre do vijën pas nesh. Ne kemi mundësinë të lëmë gjurmën ton dhe ky është një nder i madh për mua. Filmi tregon për jetën e ekzagjeruar të Hollyëood-it dhe duhet thënë se çdo gjë e kemi xhiruar për dy javë, ishte shumë intensive.”-tha Brad Pitt.

Për regjisorin e filmit, amerikano-francezin Damien Chazelle, tek Babylon trajtohet edhe ana e egër e pafiltruar  e Hollywood-it të viteve 20’, ku në 2 orë e 30 minuta shfaqje nuk mungojnë skenat e nxehta dhe festat e çmendura

 “Në vitet 1920, rregullat nuk ishin shkruar ende plotësisht, kinemaja ishte ende në rininë e saj, “Ne nuk e njohim mirë këtë periudhë , prandaj u kuriozova për ta eksploruar më tej. Kam kuptuar se setet filmike të asaj kohe ishin ndoshta pak më brutalë, pak më të dhunshëm, pak më të errët, por edhe komikë. Në të këtë lëmsh emocionesh kishte diçka të pasur dhe komplekse që më frymëzoi. Mendoj se sot në Hollyëood-it ekziston një frikë për të eksperimentuar.”– tha Damien Chazelle

Filmi për herë të parë u shfaq në Dhjetor të vitit të kaluar në Los Angelos, ndërsa nga 16 janari premiera e tij do të shfaqet në të gjithë kinematë e botës.

Top Channel