Ngecin Mallorca dhe Muriqi, Osauna “i afrohet” Conference League-s

14/01/2023 20:33

Mallorca dhe Muriqi kanë ngecur në transfertën e Osasuna-s, ndërsa kanë humbur me rezultatin 1-0.

Vendasit luajtën, dominuan dhe në fund ia dolën të merrnin edhe tre pikët në takimin e raundit të 17-të të La Liga.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në minutën e 2-të të fraksionit të dytë, Oroz zhbllokoi sfidë dhe njëkohësisht shënoi golin e fitores së Osasuna-s.

Muriqi tentoi në disa raste të shënonte, por sulmuesi dardan nuk mundi të gjente rrugën drejt rrjetës.

Pas kësaj jave Osasuna renditet në vend të shtatë me 27 pikë duke u afruar me pozicion e Conference League, të gjashtin, që aktualisht mbahet nga Atletico Madrid po me 27 pikë, por me një ndeshje më pak, teksa Mallorca qëndron në vend të 10-të me 22 pikë.

Top Channel