23:15
Gazetarja tregon skemën e vjedhjes së 1.2 mln eurove/ Bezat: Prona u vlerësua dy herë
Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka shpjeguar skemën e vjedhjes së 1.2 milionë eurove, pasi Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave së bashku me një drejtor të këtij institucioni dhe një përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën kanë kompensuar për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore, pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër, një person të identifikuar si Ilir Thana, i cili u arrestua në dhjetor të vitit 2022.