Shqipëria është në prag epidemie përsa i përket situatës së gripit në vend.

Instituti i Shëndetit Publik deklaron se raportohen zyrtarisht 14 mijë raste në javë të infektuar me grip, dhe se krahasuar nga një javë më pare, kjo shifër është rritur me 2,000 raste.

Por kjo është vetëm çfarë raportohet, pasi shumë persona të prekur nga virusi i gripit nuk shkojnë të mjeku për tu vizituar duke menaxhuar temperaturën dhe simptoma të tjera në kushte shtëpie.

Referuar klinikës që shafqin pacientët që shkojnë te mjeku, nëse raportimet e tyre në sistemin e survejancës kapin shifrën 16 mijë, atëherë ISHP deklaron se vendi hyn në epideminë e gripit që me gjasë me ritme e shpërndarjes së virusve të gripit kjo shifër arrihet javën që vjen.

Në Shqipëri janë duke qarkulluar dy nëntipe të virusit A siç është ai Ah1, i cili  shkaktoi pandeminë në vitin 2009 në vendin tonë, nëntipi  Ah3 dhe virusi B i gripit. Por situata epidemiologjike është edhe më e rendë pasi sipas mjekëve qarkullon të paktën klinikisht edhe virusi respirator sinsiciale tek femijët e vegjël duke i shkaktuar atyre pamjaftueshmëri në frymëmarrje, ndërkohë që nuk mungojnë edhe rastet me covid.

Por më shume se tek Covid mjekët vënë theksin te gripi këtë vit pasi virust e gripit janë rikthyer më agresiv për shkak se kanë mungaur gjatë pandemisë së covid dhe imuniteti në popullatë ka rënë ndjeshëm ndaj tyre.

Top Channel