Familjarët besojnë fort një skenar tjetër që shkon në kufjtë e një trilleri. Ata janë të bindur se djemtë e tyre janë kapur peng në ujrëat greke dhe kanë zëvendësuar disa të burgosur, të arratisur nga burgu i Korfuzit në 10 mars 1996. Ata besojnë se këta djem janë ende të gjallë në jë burg të sigurisë së lartë në Korfuz

“Ata janë te mendimit se skafi nuk është mbyt, por janë te kapur peng. Ku bazoheshin ato që skafi nuk është mbytur?Thonë që kanë pas ik nga burgu i Korfuzit 17 vetë dhe ka qenë policia greke në kontroll dhe janë kapur, dhe pas dy javësh u ka ardh një vlonjat që u ka thënë se i kam parë te TV Mega dhe ata kanë festu, por kjo është një mister” u shpreh Gjurim Duriçi, familjar.

“Foli djali pas 4 muajsh, ka thënë djali, se s’kemi asnjë presje. Kemi zëvendësu grupin e Zani Caushit” u shpreh Shahije Beça, familjare
Banorë të tjerë të zonës që ishin emigrant në Greqi betohen se kanë parë familjarët e tyre të zbrisnin nga skafi, gjatë një operacioni policor të datës 10 mars 1996.

Edhe në këtë dokument të prokurorisë së Vlorës që “Inside Story” ka siguruar, thuhet se në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje, organi i akuzës ka bllokuar shkrime të ndryshme për këtë ngjarje.

Midis tyre është edhe një deklaratë e një grupimi për të drejtat e njeriut në Greqi, sipas të cilëve 29 shqiptarë, në mars të vitit 1996 janë arrestuar dhe nuk dihet ku ndodhen. Sipas prokurorisë kjo ngjarje koincidon me hapjen e burgut të Korfuzit. Familjarët dhe dëshmitari Engjellush Veizi, vëllai i skafistit, pretendojnë se personat që ndodheshin në këtë skaf mbahen në Korfuz.

Përpara organit të akuzës këtë gjë e kanë konfirmuar edhe 4 dëshmitarë të tjerë. Mes dëshmive thuhet se shtetasi Fatos Beça, nga fshati Vojnik i Maqellarës, ka qenë dy vjet në punë në Maqedoni, ku ka dhe një dëshmi në një radio private të quajtur “Arze”. Thuhet se ky person ka qenë në skaf dhe në mungesë të telefonit celular ka njoftuar nëpërmjet kësaj radioje që janë shëndoshë e mirë.

Maliq Keshi i cili kishte të vëllanë 22 vjeç në atë gomone, u nis drejt Greqisë. Ai kërkoi pranë televizionit nëse ishte transmetuar një kronikë të tillë, por Televizioni e mohoi një gjë të tillë. Ata janë lidhur me një dedektiv privat, i cili është tërhequr pas dy muajsh.

“Me policinë private greke, ka shkuar deri në zbulim, pranuam edhe ofertën që do të paguanim kaq lekë ata na thanë mos u merrni më me këtë se është e rrezikshme” u shpreh Gjurim Duriçi, familjar.

“Shteti nuk përgjigjet, ne na dëftonte të fundosmen, mirëpo për të fundos në asnjë mënyrë, se ata e ka deklaruar djali vetë” u shpreh Shahije Beçaj, familjare

Mirëpo siç edhe e tregon ky dokument vetë autoritet greke mohojnë që të jenë në dijeni të kësaj ngjarje.

Top Channel