Deputeti britanik shkarkohet kur krahason fushatën e vaksinimit Covid me ‘holokaustin’ (fotot)

11/01/2023 21:24

Një deputet i vjetër i konservatorëve në pushtet në Britani, është shkarkuar sot pasi krahasoi fushatën e vaksinimit të Covid-19 me Holokaustin.

58 vjeçari Andrew Bridgen, është pezulluar nga konservatorët që dënuan postimin e tij në rrjetet sociale.

Deputeti i zonës Leicestershire kishte shpërndarë një artikull mbi vaksinat Pfizer e Moderna ku jepeshin të dhënat e sigurisë së efekteve të vaksinës në trupin e njeriut, ndërsa shtonte komentin: “Siç më ka thënë një konsulent kardiolog, ky është krimi më i madh kundër njerëzimit që prej Holokaustit”.

Deputetët konservatorë kritikuan në shumicë komentet ndërsa kryeministri Sunak i quante ‘të papranueshme’ dhe kryetari parlamentit Simon Hart tha se mori masën pasi ato ‘kalonin kufijtë’.

Komenti kishte mbledhur më shumë se 150,000 shikime në dy orë dhe u dënua nga shumica e përdoruesve.

Ish ministri i shëndetësisë Matt Hancock dënonte në parlament ato që quante ‘teori konspiracioni anti-vaksinë, anti-semite’.

Duke njoftuar pezullimin e Bridgen, kryetari Simon Hart tha se deputeti kishte kaluar linjën.

“Vaksina ishte mbrojtja që kishim kundër Covid dhe keqinformimi shkakton lëndime. Prandaj po largoj menjëherë Andrew Bridgen në pritje të hetimit formal”, tha ai.//DailyMail//

FOTO GALERI
1/5
58 vjeçari Andrew Bridgen, është pezulluar nga konservatorët që dënuan postimin e tij në rrjetet sociale.

Top Channel