30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Ukrainë, Xhaçka: I përkasim familjes së kombeve të lira dhe demokratike

12/01/2023 12:09

Vendi ynë do të hapë një ambasadë në Ukrainë në 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Ukrainë.

Ministrja e Punëve të jashtme, Olkta Xhacka theksoi se Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike.

“Kanë kaluar 𝟑𝟎 vjet që kur Shqipëria  dhe Ukraina vendosën marrëdhëniet diplomatike si dy vende që dolën nga tirania në botën e lirë.

 Sot ne jemi krenarë që qëndrojmë pranë Ukrainës si miq të vërtetë në anën e duhur të historisë. Rezistenca heroike e Ukrainës është një luftë për liri dhe refuzim i një rikthimi në tiraninë nga e cila kemi dalë të dyja vendet shumë kohë më parë.  Kjo është arsyeja pse Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj me maksimumin e aftësive të saj derisa të triumfojë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë 🇷🇺.  Shqipëria dhe Ukraina i përkasin familjes së kombeve të lira dhe demokratike dhe të dyja kanë një të ardhme në familjen Euro-Atlantike.

Me rastin e këtij 30-vjetori, jam e lumtur të njoftoj se Shqipëria do të rrisë nivelin e saj të përfaqësimit në Kiev duke hapur ambasadën e saj në Ukrainë. Pres me kënaqësi vijimin e bashkëpunimit me mikun dhe kolegun tim Dmytro Kuleba për të avancuar dhe forcuar bashkëpunimin tonë edhe më tej në të ardhmen. #StandwithUkraine”, shkruan Xhaçka.

Top Channel