Pasi u dehën, i moshuari u godit me sëpatë nga 62-vjeçari në Devoll, dërgohet në spitalin e Traumës

12/01/2023 10:50

Një tentativë vrasjeje ka ndodhur pasditen e djeshme në Devoll, ku një 62-vjeçar ka goditur me sëpatë një të moshuar 73-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin fshatin Menkulas, ku pas dehjes me alkool Vasil Babinis goditi me pjesën e pasme të sëpatës Vasil Begollin.

Ky i fundit kur ka mbërritur në spitalin e  Korçës ka deklaruar fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.

Por nga provat e siguruara nga hetimi rezultoi se Vasil Babinis, për motive të dobëta, kishte goditur me mjet të fortë (sëpatë), në kokë, 73-vjeçarin, i cili do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.

Autori 63-vjeçar është arrestuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel