Shkarkimet në Partinë Demokratike, Tabaku: Copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në

12/01/2023 14:35

Pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve, deputetja e Partisë Demokratike ka theksuar se copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në.

“Besoj që të gjithë më keni ndjekur në diskutime e mia në këtë periudhë në PD që kam qenë konstruktive. Nuk më ka thirrur askush për mbledhje grupi, nuk kam asnjë dijeni për mbledhje firmash dhe proces tjetër.  Qëllimi im është ta bëjmë PD-në alternativë dhe forcë fituese. Është e papranueshme sot që opozita është më pak e besueshme sesa qeveria. Unë do të punoj çdo që kjo të ndodhë sa më shpejt. Asnjëherë se kam menduar që PD të shkojë në këtë rrugë. Ka një kryetar grupi që mirë apo keq po e bën punën e tij. Copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në”, tha deputetja.

Sa i përket komisionit hetimor, Tabaku tha se kanë qenë në fokus të kërkesës së opozitës e cila vjet kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për investimet strategjike.

“Unë kam bërë disa propozime ligjore dhe njëra prej tyre ka qenë dhe nisma për ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore Parlamentar. Eksperienca ime dhe këshillimet me ekspertë kanë prodhuar një draft ligj që e kam propozuar”- shtoi Tabaku.

Top Channel