Foto/ Ndërtesa të shkatërruara dhe tym në të gjithë zonën, pasojat e sulmeve intensive në Soledar

12/01/2023 17:29

Soledari, qyteti kyç në Ukrainën lindore, është goditur nga sulme intensive të cilat kanë sjellë shumë shkatërrime.

Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se forcat ruse po pësojnë humbje të rënda në përpjekjen e tyre për të marrë Soledar.

Në foto shihet se si ende në ndërtesat e shkatërruara vijon të dalë tym, i cili është përhapur në të gjithë zonën e goditur. Ndërtesat e shkatërruara përfshijnë shkolla, shtëpi dhe pallate.

CNN shkruan se sipas Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, mbi 500 civilë mbeten të bllokuar në Soledar.

 

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel