Anija me tre peshkatarë në bord që u shpëtua nga roja bregdetare në orët e para të mëngjesit ka mbërritur në Triportin e Zvërnecit.

Anija ishte nisur nga Vlora drejt Shëngjinit dhe në det të hapur mes Durrësit dhe Vlorës ka pësuar defekt. Ermeniglido Makaj kapiteni i anijes tregon momentet kur anija ka pësuar defekt dhe deri në mbërritjen e rojës bregdetare dhe faktin se fatmirësisht nuk janë rrezikuar. Anija do të qëndrojë aktualisht në Triportin e Zvërnecit.

Sipas Kapitenerisë së Portit Vlorë në orën 02:50 kanë marrë njoftimin nga  anija e peshkimit tip fllug “MAKAJ 0624” se ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorit dhe nuk mund të lundronte pasi i ishte fikur.

Anija e peshkimit

”Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga  anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord,  që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikës. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit.Aktualisht mjeti po lundron I asistuar drejt Triportit Vlorë”, sipas njoftimit.

Top Channel