Inside Story/ Apeli i ish-deputetit: Ngjarja e Maqellarës mund të zbardhet vetëm nëpërmjet ADN-s së 4 trupave

11/01/2023 22:06

Ish-deputeti Agron Qoku ka ende një peng nga e gjithë historia e zhdukjes së 32 djemve në Maqellarë.

ADN-ja e 4 të mbyturve që u gjetën pak kohë pas ngjarjes në vitin 1996 nuk është bërë. Ndoshta, mund të hidhej pak dritë pasi identifikimi me foto për trupat e dekompozuar është i pasaktë.

Kanë kaluar mbi 26 vjet dhe ata nuk dinë të vërtetën për fatin e familjarëve të tyre, jetojnë apo nuk jetojnë. As unë me informacionet që kam pasur dikur nuk jam në gjendje të them jetojnë apo nuk jetojnë. E vetmja mundësi që të zbulohet një pjesë e së vërtetë; mendoj se ka ardhur koha që shteti të marrë përsipër të bëhet ADN-ja e katër trupave që u gjetën në vitin 1996, nëse ato ekzistojnë ende dhe në këto mënyrë të vërtetohet atëherë ato kanë qenë në atë skaf dhe fati i tyre është mbyll në ujërat e Otratos”, u shpreh ish-deputeti i Dibrës, Agron Qoku.

“Djegia është këtu moj ti bijë. Është kalb zemra moj ti bijë”, u shpreh Shahije Beça.

Top Channel