Për herë të parë Marta Kos do të vizitojë Kosovën, Komisionarja evropiane për Zgjerim mbërrin më 15 maj në Prishtinë
Pas vizitës së Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier tha se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është i fortë.
“I kënaqur që e mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit në Kosovë dje. Partneriteti ynë me Kosovën është i fuqishëm. Gjatë qëndrimit këtu, këshilltari Chollet u angazhua me një varg udhëheqësish, përfaqësues qeveritarë e të shoqërisë civile dhe gazetarë”, shkruan Hovenier.
Kujtojmë se gjatë ditës së mërkurë, qëndroi për një vizitë zyrtare në Kosovë këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet.
Ky i fundit pati takime të ndara me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare, ata të Listës serbe e shoqërisë civile.
Top Channel