Kardinalit të Vatikanit nuk i jepet funeral shtetëror prej akuzave të abuzimeve seksuale me të mitur (fotot)

12/01/2023 17:31

Ish-financiaeri i Vatikanit, Kardinal George Pell – i dënuar dhe më pas i lënë i lirë për abuzime seksuale me të mitur, ka vdekur në Romë në moshën 81 vjeçare, pas komplikacioneve të një operacioni në Australi.

Por kleriku katolik më i lartë i Australisë nuk do të marrë funeral shtetëror prej akuzave të abuzimeve skandaloze me të mitur.

Kryeministri i shtetit australian të Victoria tha se George Pell nuk do të marrë funeral shtetëror për të shmangur dhimbje të shtuar ndaj viktimave të abuzimit seksual të Kishës Katolike në Australi dhe në të gjithë botën.

Kardinali ishte dënuar për abuzime seksuale me të mitur dhe më pas u lirua papritur nga akuzat.

Victoria ishte vendi ku jetonte Pell dhe ku ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës si drejtues i Kishës Katolike Australiane.

Pell ishte zyrtari më i lartë fetar i Australisë që u dënua për krime seksuale ndaj të miturve dhe kaloi 404 ditë në burgosje para se akuzat ndaj tij të tërhiqeshin.

Gazetarja vendase Lucie Morris-Marr, e cila ka shkruar një libër mbi gjyqin e abuzimeve të Pell, tha sot se vdekja e tij “do të sjellë në dukje shumë viktima të tjera të abuzimeve seksuale nga kisha”.

Pell u dënua në 2017 për sulm seksual ndaj një 13 vjeçari të korit të kishës St. Patrick’s Cathedral pak pasi ishte bërë kryepeshkop i Melbourne.

Viktimat dhe kritikët e tij thonë se çështja e Pell është epitomë e mënyrës sesi e trajton Kisha problemin e abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve për të cilët ajo duhet të kujdesej, duke theksuar një foto të vjetër të Pell kur shoqëronte në gjykatë abuzuesin e njohur seksual Gerald Risdale.

Grupi amerikan i të mbijetuarve të abuzimit SNAP tha se krimet e Pell po injorohet dhe minimizohen nga hierarkia e Kishës.

FOTO GALERI
1/4
Kryeministri i shtetit australian të Victoria tha se George Pell nuk do të marrë funeral shtetëror për të shmangur dhimbje të shtuar ndaj viktimave të abuzimit

Top Channel