Aktorja Julia Roberts shtanget kur zbulon se në fakt ‘nuk është vërtet’ Julia Roberts (fotot)

12/01/2023 16:59

Julia Roberts raportohet se është shokuar së fundmi kur ka zbuluar se në fakt nuk vjen nga familja ‘Roberts’ teksa kërkimet për origjinën e saj zbuluan një sekret të errët. 

Aktorja e njohur 55 vjeçare kërkonte të zbulonte më shumë për familjen e saj me anë të arkivave të ADN-së me ndihmën e ekspertit Dr Henry Louis Gates Jr.

Por Julia u habit kur i thanë se mbiemri i saj ishte krejt ndryshe pasi stërgjyshja Rhoda Suttle Roberts kishte pasur një lidhje jashtëmartesore pas vdekjes së bashkëshortit Willis Roberts.

Dr Henry i tha aktores: “Duke gërmuar në arkivat e Georgia ne zbuluan se dikur në vitet 1850, Rhoda u martua me një burë të quajtur Willis Roberts. Julia mban në fakt mbiemrin e Willis, i cili vdiq në 1864, gati një dekadë para se Rhoda të lindte gjyshin e Julias, John. Willis nga ana tjetër nuk është i listuar në censusin e vitit 1880 kurse John Pendleton Roberts po.

Kështu që Dr Henry rrjedhimisht i tha Julia: “Willis Roberts nuk mund të ishte gjyshi yt pasi kishte kohë që kishte vdekur”.

Aktorja e shokuar ishte përgjigjur: “Pra nuk jam një Roberts?’

Historiani i shpjegoi më tej se ishin përpjekur të gjenin origjinën e saj në arkivat e Georgia-s: Ne gjetëm një lidhje mes Julia e kushëririt të saj me një burë të quajtur… Henry MacDonald Mitchell Jr.

Kur dëgjoi emrin, Julia pyeti: “Pa jemi nga Mitchells?’, dhe profesori konfirmoi se emri i saj duhet të ishte ‘Julia Mitchell’.

Pas zbulimeve aktorja raportohet se kishte thënë: “Është pak e pabesueshme por ju e dini se kur të jem e qetë do të pranoj ate që të jetë nga familja ime. Megjithashtë preferoj emrin Roberts. Kjo ishte një kthesë shumë e papritur”.

FOTO GALERI
1/5
Julia Roberts raportohet se është shokuar së fundmi kur ka zbuluar se në fakt nuk vjen nga familja 'Roberts'

Top Channel