Rruga që lidh fshatin me autostradën Levan – Tepelenë është pothuajse e pakalueshme, sipas banorëve në këtë rrugë nuk është vënë dorë prej 30 vjetësh.

Bizneset që janë ngritur pranë burimeve me ujë të bollshëm janë drejt falimentimit pasi turistët e kanë të pamundur të vizitojnë bukuritë që natyra i ka falur këtij vendi për shkak të rrugës që i mungon sinjalistika, ndriçimi dhe në stinën e dimrit gropat me ujë dhe balta e vështirësojnë kalimin në këtë aks.

Në fshat shikon vetëm të moshuar, të rinjtë kanë zgjedhur rrugët e emigrimit pasi mundësia e gjetjes së një vendi pune në zonë është pamundur.

Sipas banorëve qendra shëndetësore ka funksionuar vetëm dy vjet pasi është ndërtuar, ndërsa sot është kthyer në një germadhë dhe aty është e pamundur për të marrë shërbimet mjekësore.

Fshati që shtrihet përgjat luginës së Vjosës tashmë Park Kombëtar i braktisur nga shteti, sot po braktiset edhe nga vetë banorët.

Top Channel