Përgjigjet e vagullta të institucioneve i kanë bërë edhe më dyshues familjarët e 32 djemve të zhdukur në Maqellarë.

Ata i kanë ende djemtë të regjistruar në gjendjen civile. Vetëm një familje ka bërë çregjistrimin e të zhdukurit.

Në këtë dokument të siguruar nga Inside Story, zbulohet se ish-ministri i Rendit Igli Toska u është drejtuar në rrugë proceduriale autoriteteve të Italisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Ai kërkon informacion në lidhje me këtë ngjarje. Në mungesë të një përgjigjeje, ministria deklaron se ata mund të konsiderohen të zhdukur pas kaq vitesh.

Pas ‘97 kur u bënë zgjedhjet, Fatos Nano e mori përsipër dhe na dha një lajm që këto janë të mbytur në det. Vetëm njëri e pranoi, por ne të tjerët nuk e pranuam, se deri sa ti të më japësh mua një kasetë së bashku me ministrin e mbrojtës dhe mund të shihet një Coca Cola si mund ta besoj unë se qenkan të mbytur”, u shpreh Gjurim Duriçi.

Siç edhe sqarohet në këtë dokument të Prokurorisë së Vlorës, hetimet për këtë çështje janë rihapur dhe mbyllur disa herë. Dosja mban numrin 64, e vitit 1996 dhe është regjistruar për veprën “kalim i paligjshëm i kufirit”.

Familjarët e viktimave kanë kontaktuar me të afërmit e skafistëve. Ata kanë një tjetër variant për ngjarjen dhe këtu historia komplikohet.

Kur ia kam dhënë skafistit i kam dhënë edhe një çelës, që nxjerr një skafander për një emergjencë që nëse ndodh ndonjë gjë. Dhe këtë çelës e ka vetëm vëllai im. Në këtë skafander është gjetur dhe një nga nga këto që kanë qenë në skaf, Sulejman Quku që është i vetmi trup i gjetur”, u shpreh Gjurim Duriçi.

Komisariati i policisë së Vlorës është njoftuar me datë 11 mars 1996 në orën 06:00 të mëngjesit për gjetjen e trupit të Sulejman Qokut. Trupi i tij është gjendur i lidhur nga dora e majtë, në zaderin e shpëtimit të skafit dhe litarët janë prerë nga forcat italiane. Kjo gjë konfirmohet edhe nga dokumentet zyrtare të prokurorisë.
Përfaqësues të Prokurorisë në Leçe, kanë konfirmuar se Sulejman Qoku ka qenë në skaf dhe nuk ka vdekur nga mbytja. Ai ka ndërruar jetë nga i ftohti dhe shkaqe të tjera. Një pjesë e familjarëve, dyshojnë se Qoku nuk ka qenë në të njëjtin skaf.

Kush e vu Sulejman Qokun në skafander dhe e lidhi? Kush? Këto që po mbyteshin? Atëherë ky ka vdekur ose i ka rënë infarkt dhe nuk ka çfarë u duhet një i vdekur ta marrin me vete, ndaj e kanë vënë në këtë skafander që ta gjejnë”, u shpreh Duriçi.

“Unë mund të jap një informacion që ma kanë dhënë oficerët e marinës gjatë kohës që isha atje. U përcaktua pak a shumë çfarë lloj skafi ishte, bëhej fjalë për një skaf 12 metra të gjatë, prej druri i mbyllur me plastikë dhe ku njerëzit futeshin breda dhe mendohet se Sulejmani meqë ka pas probleme me frymëmarrjen, dhe mund të ketë ndenjur jashtë dhe mund të jetë lidhurin me zaderit e shpëtimit që për një periudhë kohe ka notuar por temperaturat kanë qenë shumë të ulëta”, u shpreh Agron Qoku, ish-deputet i Dibrës.

Top Channel