Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Greçalli të Fierit.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar të alarmuar shërbimin zjarrfikës teksa ndërtesa ishte e pabanuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve duke shmangur edhe përhapjen në banesat pranë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërkohë që të gjitha orenditë janë shkrumbuar por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Top Channel