Ish-gruaja e Jeff Bezos divorcohet edhe nga burri i dytë mësues kimie (fotot)

11/01/2023 21:42

Ish-gruaja e miliarderit të “tregtisë dhe hapësirës” Jeff Bezos ka finalizuar divorcin e saj të dytë në më pak se dy vjet pas martesës më një mësues kimie të shkollës private të fëmijës së saj.

52 vjeçarja MacKenzie Scott, është ndarë tashmë me mësuesin Dan Jewett, sipas dokumenteve gjyqësore të shtetit të Washington , shkruante rrjeti amerikan TMZ .

Dyshja ishin martuar në 2021, pak më shumë se një vit pas ndarjes së saj nga Bezos, kur u mor vesh se biznesmeni shkonte me të dashurën sekrete Lauren Sanchez, me të cilën vijon të shoqërohet.

Scott e Jewett kanë nënshkruar një kontratë para-martesore dhe Jewett raportohet se nuk ka kontestuar divorcin e kërkuar nga miliarderja Scott.

Kjo e fundit kishte depozituar kërkesën prej disa muajsh dhe një marrëveshje pronash ose pasurie do të bëhet në dokumente të reja.

Scott ishte e martuar me Bezos për gati 25 vjet dhe raportohet se përfitoi 38 miliardë dollarë nga divorci me të.

FOTO GALERI
1/3
Ish-gruaja e miliarderit të “tregtisë dhe hapësirës” Jeff Bezos ka finalizuar divorcin e saj të dytë

Top Channel