E martë, 28 Mars 2023
13:06
Arti, politika dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Rama intervistë për median greke: Çështja e detit ende e pazgjidhur, shkojmë në Hagë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës për të hapur ekspozitën artistike në Athinë, ka dhënë një intervistë për medien greke Kathimerini ku ka folur për artin, politikën, marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si dhe çështja e nxehtë e zonave detare, që do të çohet në Hagë.

13:06
BE-ja nuk pret, Stano: Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit nis ditët në vijim!

Pas mbi një dekade ndërmjetësimi në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, Bashkimi Europian duket se nuk dëshiron të humbasë më kohë.

12:49
Gjermania nis tanket drejt Ukrainës, Kremlini: “Deklaratë për luftë”!

Vendimi i Gjermanisë për t`i dorëzuar Ukrainës 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6, nga Kremlini zyrtar shihet praktikisht si një lloj deklarate për luftë, edhe pse nuk e cilëson hapur si të tillë.

12:48
Armët bërthamore nga Rusia/ Bjellorusia: I pranuam për shkak të “presionit” perëndimor

Bjellorusia ka deklaruar se është detyruar të pranojë armët bërthamore ruse, për shkak të presionit “të pashembullt” perëndimor.

12:29
Pse rrjetet sociale janë të ndaluara në telefonat e zyrtarëve francezë

Qeveritë dhe institucionet në mbarë botën e kanë ndaluar TikTok nga telefonat dhe pajisjet e zyrtarëve gjatë muajve të fundit.

12:28
Zjarr në një qendër migracioni në Meksikë, rreth 37 të vdekur

Të paktën 37 persona kanë gjetur vdekjen pas një zjarri në një qendër migracioni në qytetin kufitar verior të Meksikës, Ciudad Juarez.

12:27
Festivali “Marie Kraja”/ Edicioni i 19-të do transmetohet në Top Channel

Edicioni i nëntëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Të Vokalit Operistik “Marie Kraja” do të zhvillohet në Tiranë në datat 29, 30, 31 mars.

12:21
Biznes me fidanishte/ Inxhinieri i pyjeve që mbjell pemë dekorative

Profesioni si inxhinier pyjesh, 30 vite më parë e nxiti Vasil Saton nga Fieri që të haptë biznesin e fidanishtes me pemë dekorative.

12:18
Del videoja: Momenti kur 28 vjeçarja hap zjarr në shkollë, 6 të vdekur!

Pamjet që tregojnë momentin kur 28-vjeçarja Audrey Hale hyri në një shkollë të krishterë në Nashville të Tenessise në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e hapi zjarr duke vrarë tre fëmijë e tre të rritur, janë publikuar së fundi nga policia.

12:10
“Është në lojë reputacioni ynë”/ Stano: BE-ja me Kosovën dhe Serbinë, drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano deklaron se së shpejti institucionet e BE-së me mbështetjen e liderëve të kësaj organizate, do të ndërmarrin hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, së bashku me Kosovën dhe Serbinë.

12:06
Izrael, vazhdojnë protestat: Rrëzimi i reformës, do ta besojmë kur ta shohim!

Edhe pse kryeministri Beniamin Netaniahu u tërhoq përballë presionit popullor dhe vendosi ta shtyjë vendimin për ndryshime në sistemin e drejtësisë, protestat në Izrael vazhdojnë

11:59
Eurodeputetja i “pret krahët” Serbisë: S`ia bllokon dot Kosovës anëtarësimin në OKB!

Në Ohër, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u pajtua me aneksin për implementimin e ujdisë mes Kosovës e Serbisë, por me të dalë prej andej deklaroi se nuk mund të firmoste asgjë “për shkak të dhimbjes torturuese në dorën e djathtë”.

11:53
Ceremonia për 7 ‘yjet e mirënjohjes publike’, Rama paralajmëron futjen në agjendën e qeverisë “miratimin e basteve online”

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e nderimit të shtatë sportistëve shqiptarë, të cilët kanë përfaqësuar vendin me dinjitet në disa disiplina të ndryshme duke u shpallur kampionë bote dhe Evrope.

11:52
“Shtëpi bari” në Krujë/ Arrestohen dy vëllezër, sekuestrohen 268 bimë kanabisi

Dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike u zbuluan këtë të martë në Krujë.

11:43
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria kërkoi të thirrej si dëshmitar Gazment Bardhi, gjykata rrëzon kërkesën

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që deputeti Gazment Bardhi të thirret si dëshmitar në gjyq për ngjarjen e 21 prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

11:39
“Ligjet”/ Gështenja kërkon ndryshime në ligjin “Për Nëpunësin Civil”: T’i japim fund përdorimit politik të administratës publike

Deputeti i PD, Lefter Gështenja ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve nismën ligjore për disa ndryshime në ligjin për nëpunësin civil.

11:33
PD: Ishte sulm terrorist/ “Solidarizim me Top Channel, të gjenden sa më shpejt autorët”

Partia Demokratike kërkoi reagim të shpejtë dhe të ashpër të shtetit për sulmin e armatosur ndaj televizionit kombëtar Top Channel ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola.

11:18
50-100 euro ryshfet për kalimin e shtetasve që u ndalohej udhëtimi në zonën Shengen, pranga kontrollorit në portin e Durrësit

Një inspektor policie është arrestuar në portin detar të Durrësit për marrje ryshfeti.

11:15
Banorët Fushë-Milot në protestë për mjetet e tonazhit të rëndë

Banorë të Fushë-Milotit janë ngritur ditën e sotme në një protestë për mjetet e tonazhit të rënd që kalojnë në këtë zonë.

11:03
Anila Hoxha: Për sulmin terrorist të Top Channel janë derdhur shumë lekë

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka qenë pjesë e emisionit “Wake Up” ku ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri drejt Top Channel dhe si pasojë mbeti i vdekur roja e sigurisë Pal Kola.

10:46
“Shqipëria ka trashëgimi”/ Impact Week,12 ide inovative në Gjirokastër

“Albania Got Heritage” apo “Shqipëria ka trashëgimi” ishte projekti fitues pas një përgatitjeje disa ditore të një grupi të rinjsh pjesë e programit Impact Week në universitetin e Gjirokastrës.

10:43
Albin Kurti flet për sulmin me armë zjarri ndaj Top Channel: Jam tronditur…

Kryeministri Kurti në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ka folur edhe për ngjarjen e rëndë ditën e djeshme në Top Channel, kur u sulmua me armë zjarri dhe mbeti i vdekur roja e sigurisë Pal Kola.

10:31
Kurti në “Wake Up”: Serbia një regjim hibrid, Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ku ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien e Kosovës me Serbinë.

10:23
Lojtarët e Perusë përleshen me policinë spanjolle, arrestohet portieri i kombëtares!

Kombëtarja e Perusë udhëtoi drejt Spanjës për të zhvilluar një ndeshje në stadiumin e Atletico Madrid, Wanda Metropolitano kundër Marokut.

10:17
Albin Kurti në Wake Up, tregon arsyen e takimit me tre krerët e shtetit në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka qenë mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ku ka folur për takimin e tij që ka realizuar me krerët e shtetit në Shqipëri, me kryeministrin Rama, presidentin Begaj dhe kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla.

10:10
Zelensky akuza Rusisë: Po mbani ‘peng’ centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Presidenti i Ukrainës deklaron se trupat ruse po e mbanin “peng” uzinën bërthamore të Zaporizhzhia dhe siguria e saj nuk mund të garantohet derisa ata të jenë aty. Sipas Zelenskyt, forcat ukrainase u mbyllën qytetin e vijës së parë të Avdiivka, ndërsa planifikonin lëvizjen e tyre të radhës.

09:55
Sulmi terrorist ndaj Top Channel, Arbana Osmani: Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar familjen e Palit, sot jemi vrarë të gjithë nga pak

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë për sulmin ndaj “Top Channel”, ku për pasojë mbeti i vrarë një person, Pal Kola, roja i sigurisë.

09:50
Një australian gjen gurin prej ari 4.6 kg me vlerë marramendëse

Një burrë australian me një detektor metalik ka goditur jackpot-in. Ai ka gjetur një gur 4.6 kg që përmbante ar me vlerë 240,000 dollarë Australianë (130,000 £; 160,000 dollarë).

09:30
Studim: Gratë pijnë alkool më shumë, kanë gjasa më shumë se burrat të përfundojnë në urgjencë

Sipas Institutit Kombëtar për Abuzimin me alkoolin, pirja e tepërt është një model i pirjes që sjell përqendrimin e alkoolit në gjak në 0.08 g/dL ose më të lartë.

09:22
Studimi/ Si ndikojnë produktet “pa sheqer” në sëmundjet e zemrës

Sheqernat shtohen gjatë përpunimit të ushqimeve të paketuara dhe gjithashtu  gjendet natyrshëm në mjaltë, lëngun e freskët të frutave, të perimeve dhe produkte të tjera të ngjashme.

09:08
Çfarë duhet të bëni për të shpëtuar nëse rrezikoni të fundoseni në ujë me automjetin tuaj

Askush nuk dëshiron të imagjinojë të gjendet në një situatë ku fundoseni me makinë, vetë ideja ta mendoni është tmerruese. Megjithatë, aksidentet ndodhin dhe në rast se gjendeni në po këtë situatë, do të duhet të dini se si të shpëtoni.

09:07
Mijëra ukrainas i bashkohen Gardës Ofensive

Më 10 mars, mijëra civilë dhe ushtarë marshuan së bashku nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit, duke brohoritur “Lavdi Ukrainës” dhe “Lavdi heronjve” në një homazh për Dmytro Kotsyubaylo, komandantin më të ri që është dekoruar ndonjëherë si Hero i Ukrainës dhe luftëtari i parë vullnetar që u dekorua sa ishte ende gjallë.

08:55
OKB: Aktivisti për edukim të vajzave është arrestuar në Kabul

Kombet e Bashkuara kanë thënë se një aktivist për edukimin e vajzave është arrestuar këtë javë në Kabul, si dhe u kanë bërë thirrje talibanëve që të sqarojnë arsyen e ndalimit të tij.

08:52
Xi mbështet bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Iranit

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka biseduar në telefon me princin e kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, për të diskutuar një mori çështjesh, përfshirë ofrimin e përkrahjes së tij për diskutimet mes Arabisë Saudite dhe Iranit, ka raportuar media shtetërore.

08:45
A duhen ndaluar reklamat e ushqimeve të pashëndetshme?

Një në gjashtë fëmijë në Gjermani peshon më shumë se duhet. Ministri i ushqimit, Cem Özdemir, kërkon të ndalojë reklamat e ushqimeve të pashëndetshme. Por industria e prodhimeve të ëmbëlsirave kundërshton.

08:43
Kim bën thirrje për rritje të prodhimit të “materialit bërthamor”

Lideri verikorean, Kim Jong Un, i ka bërë thirrje shtetit të tij që të zgjerojë prodhimin e “materialeve bërthamore të shkallës së armëve” për të krijuar bomba, ka raportuar media shtetërore të martën.

08:35
Akuzohej për vënie eksplozivi në një objekt privat në Shëngjin në nëntor të 2020, kapet 52-vjeçari nga Tirana

Është vënë në pranga autori i tretë i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datën 19.11.2020, në Shëngjin, ku në një objekt privat në ndërtim u vendos një sasi lënde shpërthyese.

08:30
Në dukje “të pafajshme”, njihuni me zakonet që mund të përkeqësojnë alergjitë sezonale

Alergjitë shkaktohen nga sistemi imunitar i trupit që ngatërron një substancë normalisht të padëmshme për diçka të rrezikshme, duke shkaktuar një reagim të panevojshëm. Substanca që shkakton reaksionin quhet alergjen. 

08:23
Rrezik i ri për botën nga Ukraina, IAEA: Do shkrijnë reaktorët bërthamorë!

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore jep alarmin se reaktorëve atomikë në Ukrainën e përfshirë nga lufta prej më shumë se një viti tashmë, u kanoset një rrezik i madh.

08:20
Hidhet nga kati i 5-të 62-vjeçarja nga Vlora

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë në rrugën “Qeriba Derri”, ku një 62-vjeçare dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte.

08:14
Parashikimi i motit për datën 28 mars 2023

Ditën e martë të 28 marsit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku priten reshje në shumicën e qarqeve.

E hënë, 27 Mars 2023
22:50
Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë.

22:48
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për anëtarësim e Finlandës në NATO. Por, ende nuk është votuar edhe për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake.

22:37
“Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin”/ Kryeministri Rama përplaset me gazetaren në “Top Story”: Më lini të flas!

Kryeministri Edi Rama në “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala, duke bërë që situata të tensionohet.

22:28
“Berisha denoncoi pronarët”, Bollino: Sulmi me armë ndaj Top Channel 3 ditë pas deklaratave

Gazetari Carlo Bollino, e ka lidhur ngjarjen e ditës së sotme në Top Channel me deklaratat politike të Sali Berishës, i cili tre ditë më parë denoncoi pronarët e këtij institucioni.

22:27
Zheji në “Top Story”: Krimi gjen hapësirë, pasi një palë gëzohet që është goditur Top Channel sot

Gazetari Artur Zheji komentoi në “Top Story” sulmin terrorist që goditi Top Channel në orët e para të mëngjesit të sotëm.

22:06
Rama siguron gazetarët e Top Channel: Vazhdoni me kurajo, askush nuk ka për t’iu cënuar

Me siguri të plotë, kryeministri Rama ka siguruar mbrëmjen e sotme në “Top Story” gazetarët e Top Channel të vazhdojnë të qetë aktivitetin e tyre pasi nuk ka asnjë cënim ndaj tyre

21:58
Sulmi terrorist ndaj Top Channel/ Rama përplaset me Klodiana Lalën live në “Top Story” për sulmet ndaj mediave

Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje live për “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala për sulmet e tij ndaj medias.

21:53
Rama: Përgëzoj Top Channel për vetëpërmbajtjen, nuk drejtuat gishtin tek askush

Kryeministri Rama ka përgëzuar mbrëmjen e sotme në Top Story, përmbajtje e Top Channel dhe drejtuesve të këtij institucioni në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme.

21:48
“Media më e lirë se kurrë”, Rama: Dy ngjarjet e fundit krime të dhunshme

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Top Story, kryeministri Rama tha mbrëmjen e sotme se media nuk ka pasur kurrë më shumë liri të fjalës se sa ka tani.

21:47
Jeta në rrugën me diversitetin ‘më ekstrem’ në Britani, ku fliten 70 gjuhë nga të gjithë kontinentet e botës (fotot)

Një reportazh i mediave vendase sjell një nga rrugët “me diversitetin më të madh në Britani” ku rezidentët flasin rreth 70 gjuhë të ndryshme, nga dhjetra grupe etnike.

21:32
Drithëruese/ Mesazhi i fundit i rojes që humbi jetën nga breshëria e plumbave në Top Channel: Nuk e kemi jetën pesë lekë

Drithëruese është e gjithë ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Top Channl, por akoma më drithërues është mesazhi që i ndjeri Pal Kola, përcolli në çastet e fundit të jetës.

21:30
“U qëllua barbarisht nga disa burracakë”/ Klodiana Lala: Furgoni që po shpërndante punonjësit është shkëmbyer me makinën e autorëve

Gazetarja Klodiana Lala tregoi disa detaje të reja nga sulmi terrorist që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Top Channel, aty ku mbeti i vrarë roja e sigurisë Pal Kola.

21:20
“7 minuta i shpëtuan nga vdekja”, Eksperti Karamuço tregon si shpëtuan nga plumbat 10 gazetarët e Top Channel

Jo vetëm një, por disa punonjës të Top Channel mund të ishin të rrezikuar nëse të shtënat do të ishin shënuar shtatë minuta para ngjarjes. 

21:15
Simptomat e astmës në varësi të motit, kujdesi që duhet të tregoni

Ardhja e pranverës shoqërohet me një përkeqësim të simptomave të astmës, veçanërisht të asaj të shkaktuar prej polenit.

21:01
Deklaratë e Top Channel për sulmin terrorist

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e hënë 27 mars 2023, Top Channel është goditur nga një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë.

20:56
Sulmi ndaj Top Channel/ Kryeredaktori Altin Kreka: T’i thuhet ndal dhe askush të mos ndjehet i kërcënuar

Kryeredaktori i Lajmeve Alltin Kreka i ftuar në programin “Zona Zero” ka treguar përjetimet e ngjarjes së rëndë që tronditi Top Channel pak pas mesnatës së sotme, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola si pasojë e breshërisë së plumbave.

20:50
Poloni-Shqipëri në stadium hermetik, ja sa tifozë do të ketë në tribuna

Shqipëria nis misionin drejt Gjermani 2024 me ndeshjen e parë eliminatore, atë ndaj Polonisë në Varshavë, e cila do të startojë në orën 20:45 dhe do të transmetohet live në SuperSport 2.

20:47
“Ping -pong” për nënshtetësinë, shqiptarja e Kosovës kërkon ndihmën e Fiksit

Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazetarët e emisionit Fiks Fare se prej 1 viti ka dorëzuar të gjitha dokumentet në policinë e Durrësit pasi aty jeton, dosje e cila sipas tyre ka shkuar në Ministrinë e Brendshme dhe pastaj duhet të shkonte në presidencë.

20:31
Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në Neshville në shtetin Tenesi të SHBA-së.

20:24
Korçë/ Zjarr në një banesë në fshatin Ravonik! Pronari i vë flakën qëllimisht, vuan nga problemet e shëndetit mendor

Një banesë ka marrë flakë në fshatin Ravinik të Korçës, ndërsa pronari ka shpëtuar mrekullisht.

20:21
Zyrtare/ Sylvinho ndan mendjen, publikohen formacionet e Poloni-Shqipëri

Sylvinho ka vendosur në lidhje me formacionin zyrtar të Shqipërisë në takimin ndaj Polonisë në Varshavë.

20:02
Vizita e presidentit të Austrisë/ Me homologun shqiptar diskutime për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Presidenti Austrisë Alexander Van der Bellen ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare nga ku u prit prej presidentit të republikës Bajram Begaj.

20:01
Mbledhje disa orë për sulmin në Top Channel/ Gjenden prova të vlefshme, do të analizohen për profile ADN-je

Hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Top Channel po vijojnë, ndërsa janë mbledhur prova të rëndësishme në lidhje me situatën e paprecedentë.

19:59
Verë dhe vaj ulliri drejt Italisë! Marrëveshje me Italinë për eksport “Made in Albania”

Një marrëveshje e re tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, do t’i japë mundësinë prodhimeve shqiptare të zënë vend tek raftet e marketeve italiane.

19:56
“Punë ka por jo krah pune”/ Kryeministri në takim me biznesin: Rrisni rrogat

Kryeministri Edi Rama e vijoi dialogun me sipërmarrjen private, për ndërgjegjshmin e nevojës së rritjes së pagave,  në një kompani manifakture në Kamës.

19:38
Gruaja thotë së mund të komunikojë me kafshët ‘telepatikisht’, u mëson të tjerëve si ta bëjnë (fotot)

Nëse keni imagjinuar ndonjëherë të mund të komunikoni lirisht me kafshët, një personazh i pazakontë në internet mund t’ju dërgojë në një rrugëtim të thellë në marrëdhënien me natyrën, e ndoshta më shumë.

19:27
“Krenari e madhe”, babai i Reteguit: Gjithë jetën mirënjohës ndaj Mancinit

Mateo Retegui është zbulimi i radhës i Roberto Mancinit. Trajneri italian ftoi në kombëtaren e kaltër sulmuesin argjentinas që luan në vendlindje me Tigre.

19:10
Ekuipazhet e tankeve ukrainase përfundojnë trajnimin në Mbretërinë e Bashkuar

Ushtarët po trajnoheshin se si të përdornin tanket Challenger 2 në Mbretërinë e Bashkuar.

19:02
Sulmi i paprecedentë ndaj Top Channel/ Përfaqësuesja së OSBE për lirinë e medias: E tmerruar nga ngjarja, autoritetet të zbardhin ngjarjen sa më shpejt

Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias ka reaguar ndaj sulmit të paprecedentë që u krye orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj selisë së Top Channel, ku mbeti pa jetë roja i sigurisë Pal Kola.

19:01
Rrëshqitjet e dheut lënë të paktën 16 të vdekur në jug të Ekuadorit (fotot)

Të paktën 16 njerëz kanë humbur jetën dje nga rrëshqitjet e dheut në jug të Ekuadorit, pas reshjeve të vazhdueshme të shiut javët e fundit.

18:58
Ftesë në 5/ Pal Kola i Top Channel s’ është më! Të ftuarit të prekur: U gdhimë me dhimbje sikur të na kishte ndodhur neve

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Arbër Çepani, Suela Koçibellinj, Mand Peza dhe Ina Kollçaku.

18:51
Lufta në Ukrainë/ Sulm rus me raketa në Dontesk, humbin jetën dy persona dhe plagosen 29 të tjerë

Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa 29 të tjerë u plagosën pas sulmit me raketa ruse në Donetesk.

18:50
Pas seancës parlamentare, Rama kryen takim me presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen

Pas seancës parlamentare, kryeministri Edi Rama ka kryer takim ditën e sotme Presidentin Austrisë, Alexander Van der Bellen. 

18:38
Punonjësit e transportit publik dalin në grevë në qytetin gjerman të Frankfurt (fotot)

Punonjësit e sektorit të transportit publik protestuan sot në stacionin hekurudhor të Frankfurt duke iu bashkuar grevës së përgjithshme kombëtare kundër rritjes së çmimeve dhe inflacionit.

18:36
Netanyahu shtyn reformën në sistemin gjyqësor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për muajin e ardhshëm procesin për diskutimin e reformës në sistemin gjyqësor, thuhet në deklaratën e së hënës të partisë së ekstremit të djathtë dhe anëtares së koalicionit qeveritar, Fuqia Hebraike.

18:30
Shqipëria U21/ Kuqezinjtë e Bushit mposhten në Turqi nga Polonia U21

Shqipëria e 21 vjeçarëve ka zhvilluar pasditen e sotme në Antalia të Turqisë miqësoren e dytë ndaj Polonisë. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 2-0, në një ndeshje ku kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi ishin dominues përballë kundërshtarëve.

18:25
Më shumë ndihma lufarake, tanket gjermane Leopard 2 mbërrijnë në Ukrainë

18 tanke Leopard 2, të ofruara nga Gjermania, kanë mbërritur sot në Ukrainë.

18:12
A ju duhen vërtetë tetë orë gjumë për trup të shëndetshëm?

Sa kohë duhet të shpenzoni në krevat? Ju duhet 6 orë gjumë, 7, 8 apo 10? Rekomandimi i përhershëm në lidhje me këtë çështje është fjetja e 8 orëve gjumë çdo natë.

18:12
Misteri i skeletit alien 10 cm të gjatë, zgjidhet më në fund pas vitesh debati shkencor (fotot)

Misteri i pakuptueshem i një skeleti alien vetëm 10 cm të gjatë, duket se më në fund është zgjidhur pas disa vitesh debati mes studiuesve.

18:07
Nga zv/ministrat, juristët dhe ekonomistët tek përfaqësues nga komuniteti rom, Veliaj prezanton risitë e listës së Këshillit Bashkiak: Tirana kozmopolite është e të gjithëve

Lista e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Tiranës vjen me risi të shumta. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili do të kërkojë më 14 maj besimin e qytetarëve për një tjetër mandat, theksoi se Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira dhe kjo vjen edhe falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.

18:06
Pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Në orët e vona të 18 marsit, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pas një dite të gjatë të bisedimeve të zhvilluara në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

18:02
Pharrell Williams dhe Lorraine Schwartz bashkohen për të shitur bizhuteri të veshura nga VIP-at

Beyonce, Kim Kardashian, Blake Lively. Këta janë vetëm disa nga emrat që Lorraine Schwartz nxjerr në pah teksa vë në dukje artikujt e bizhuterive të shkëlqyera të mbajtura në një rresht vitrinash xhami.

18:01
Harry Styles dhe Emily Ratajkowski “tronditën” rrjetin teksa putheshin në Tokio, modelja e ka refuzuar 9 vite më parë

Harry Styles  tronditi internetin teksa u pa duke puthur me pasion  Emily Ratajkowski  në rrugët e Tokios.

17:50
Prezantohet lista e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj: Fitojmë 40 mandate, i ftoj qytetarët të shohin kush punon për ta

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe kandidat për Bashkinë e Tiranës, u shpreh sot se Partia Socialiste synon që në zgjedhjet e 14 majit të fitojë 40 mandate këshilltarësh.

17:36
Kali pëson arrest kardiak në xhirimet e “Lord Of The Rings”, producentët e filmit dënohen

Producentët e serialit Lord Of The Rings janë dënuar pasi një kalë ngordhi në xhirime.

17:36
Giresse: Me Izraelin morëm rezultat pozitiv, ndaj Andorrës duam fitore

Pas barazimit 1-1 në Izrael, Kosova do të presë këtë të martë në “Fadil Vokrri” Andorën, për sfidën e dytë eliminatore të EURO 2024 që do të luhet në orën 20:45.

17:31
Gruaja josh vrasësin e partnerit të saj për ta dorëzuar te autoritetet, si hakmarrje (fotot)

Megjithse tingëllon si subjekti i një filmi aksioni, një grua ka bërë me të vërtetë vrasësin e partnerit të sa të binte në dashuri me të që më pas ta dorëzonte te autoritetet.

17:29
Ngjarja e rëndë në Top Channel/ Presidenti Duka: Organet e shtetit të zbardhin ngjarjen, ngushëllime familjarëve të të ndjerit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ‘Top Channel’ pak orë pas mesnatës. Në një postim në rrjetet e tij sociale, kreu i Federatësh Shqiptare të Futbollit ka shprehur ngushëllimet familjes e miqve të rojes, Pal Kola, i cili mbeti i vrarë nga ky akt […]

17:21
“Forca e popullit tuaj është frymëzuese”, Orlando Bloom takon presidentin Zelensky në Ukrainë

Orlando Bloom ka lavdëruar “natyrën e pabesueshme stoike” të popullit ukrainas teksa u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe e inkurajoi atë që të fitojë luftën.

17:17
Rrëzohet kërkesa e “Foltores” në Kolegjin Zgjedhor, Alibeaj nuk çregjistrohet nga zgjedhjet

Kolegji zgjedhor ka rrëzuar kërkesën të përgatitur nga Rithemelimi për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

17:15
Situata e COVID në vendin tonë/ Humb jetën një person, gjashtë të tjerë rezultojnë pozitivë

Një 82-vjeçar nga Korça ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa gjashtë të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

17:11
Zbardhen emrat e kandidatëve të PS për anëtarë të Këshillave bashkiakë në disa qarqe

Janë zbardhur emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të garojnë si anëtarë të Këshillave bashkiakë në disa nga qarqeve të vendit, nën siglën e kësaj partie.

17:04
Rrëshqitje dheu në Ekuador, mbi 16 persona humbin jetën

Të paktën 16 persona kanë vdekur në një rrëshqitje dheu që varrosi familje të tëra nën baltë dhe rrënoja në një fshat malor në Ekuador.

16:58
Kontaminohet uji i pijshëm në Filadelfia pas rrjedhjes nga impjanti kimik në SHBA (fotot)

Zyrtarët në qytetin e Filadelfia thanë sot se po monitorojnë sigurinë e ujit të pijshëm pas një rrjedhjeje kimike në lumin e zonës.

16:55
Ministrja gjermane, Svenja Schulze: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.

16:55
Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së takohet me Zelensky-n në Zaporizhzhia

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në qytetin Zaporizhzhia.

16:51
Putin do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të bashkëorganizojnë Samitin e dytë për Demokracinë në Uashington, Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar planet për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.

16:40
Ndryshe nga moshatarët e tij/ Studenti japonez me tipare të ngjashme me Volodymyr Zelensky-n shkon në diplomim i veshur si ai

Një student japonez ka vendosur të shkojë ndryshe në diplomim, duke u veshur si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

16:38
Sulm terrorist në Kabul, humbin jetën gjashtë persona

Të paktën gjashtë persona u vranë më 27 mars kur një person hodhi veten në erë pranë Ministrisë së Jashtme në kryeqytetin afgan, Kabul. Nga ky sulm vetëvrasës u plagosën edhe të paktën 12 persona, përfshirë një fëmijë.