“Krenari e madhe”, babai i Reteguit: Gjithë jetën mirënjohës ndaj Mancinit

27/03/2023 19:27

Mateo Retegui është zbulimi i radhës i Roberto Mancinit. Trajneri italian ftoi në kombëtaren e kaltër sulmuesin argjentinas që luan në vendlindje me Tigre.

24-vjeçari, prindërit e të cilit janë me origjinë nga Italia, pranoi menjëherë ftesën e Mancinit. Retegui gjeti golin në debutim ndaj Anglisë, ndërkohë që realizoi edhe në suksesin 0-2 në Maltë.

Dy gola në dy ndeshjet e para, një fillim fantastik për Reteguin. I lumtur ndihet edhe babai i tij, i cili thekson se do të jetë gjithë jetën mirënjohës ndaj Mancinit.

Mateo është i përqendruar plotësisht te Tigre dhe Italia. Ai duhet të qëndrojë i qetë dhe me këmbë në tokë. Thjesht i duhet të mësojë sa më shumë dhe të përmirësohet.

Nuk duhet ta vrasë mendjen për gjëra të tjera. Jam shumë i lumtur dhe krenar që Mateo është pjesë e kombëtares italiane. Gjithashtu i jam shumë mirënjohës Mancinit, stafit të tij dhe gjithë lojtarëve, të cilët e kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer.

Është nder të Mateo stërvitjet nga një mjeshtër si Mancini. Djali im do i jetë gjithë jetën mirënjohës trajnerit për besimin që ka treguar ndaj tij”, theksoi babai i sulmuesit.

Top Channel