Aksidentohet autobusi me 40 pelegrinë në afërsi të Athinës, 12 të plagosur Kryeministri Edi Rama në “Top Story” pati përplasje me gazetaren Klodiana Lala, duke bërë që situata të tensionohet.
Pas pyetjeve që gazetarja i bëri, Rama u shpreh se ajo nuk po e lejon të kthejë një përgjigje.
Klodiana Lala: Nuk po shkon tek thelbi i pyetjes që unë bëra.
Edi Rama: Në cilin thelb, që ti ke thënë katër fjali nuk po bëj lidhjen. Nëse juve më krijoni mundësinë. Më lini të flas!
Rama fillimisht u shpreh se me reagimet që ka pasur herë pas here për mediat, sidomos për epitetin “kazanë” e ka pasur para fitimit të zgjedhjeve dhe tashmë nuk e përdor më, por nuk ka ndryshuar mendim.
“Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave”, deklaroi kryeministri.
Top Channel