Akuzohej për vënie eksplozivi në një objekt privat në Shëngjin në nëntor të 2020, kapet 52-vjeçari nga Tirana

28/03/2023 08:35

Është vënë në pranga autori i tretë i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datën 19.11.2020, në Shëngjin, ku në një objekt privat në ndërtim u vendos një sasi lënde shpërthyese.

Më parë janë arrestuar edhe 2 autorët e tjerë të kësaj ngjarjeje.

Zef Kola 52 vjeç, banues në Tiranë, në bashkëpunim me shtetasit A. S. dhe E. P. dyshohet se më datë 19.11.2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mbi Zef Kolën rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Top Channel