Një 82-vjeçar nga Korça ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, ndërsa gjashtë të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Pas 189 testimeve të kryera personat e infektuar rezultuan 5 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar  14 persona. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë.

Gjithsej janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,060 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Mars 2023)

Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 189

Testime totale 2,047,608
Raste pozitive 333,814
Raste të shëruara 330,060
Raste Aktive 152
Humbje jete 3,602

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 133
Fier 5
Vlorë 6
Berat. 3
Durrës. 3
Shkodër. 2

Top Channel