Zyrtare/ Sylvinho ndan mendjen, publikohen formacionet e Poloni-Shqipëri

27/03/2023 20:21

Sylvinho ka vendosur në lidhje me formacionin zyrtar të Shqipërisë në takimin ndaj Polonisë në Varshavë.

Kuqezinjtë fillojnë eliminatoret e Euro 2024 mbrëmjen e sotme duke nisur prej orës 20:45.

Mes shtyllave do të jetë  Thomas Strakosha. Mbrojtja do t’i besohet Marash Kumbullës dhe Enea Mihajt në qendër, ndërsa krahët Ivan Balliut dhe kapitenit Elseid Hysaj. Treshja e mesfushës do të formohet nga Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Ylber RamadaniSokol Cikalleshi do të jetë në majën e sulmit.

Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Myrto Uzuni dhe Jasir Asani. Shqipëria është pjesë e grupit E. Përveç polakëve, rivalët e tjerë do të jenë Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Top Channel