“Forca e popullit tuaj është frymëzuese”, Orlando Bloom takon presidentin Zelensky në Ukrainë

27/03/2023 17:21

Orlando Bloom ka lavdëruar “natyrën e pabesueshme stoike” të popullit ukrainas teksa u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe e inkurajoi atë që të fitojë luftën.

Një numër i aktorëve dhe muzikantëve të profilit të lartë kanë udhëtuar në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në shkurt 2022.

Aktori 46-vjeçar britanik është i fundit, i cili vizitoi një qendër fëmijësh në Kiev të dielën për punën e tij si ambasador i vullnetit të mirë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për fëmijë UNICEF. Ylli i Pirates Of The Caribbean u takua gjithashtu me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe i tha atij se ishte “e jashtëzakonshme të shihje se si po e mban këtë vend” dhe se ishte një “nder i vërtetë” ta takosh atë.

“Është kaq inkurajuese në kaq shumë mënyra të shohësh natyrën jashtëzakonisht stoike të popullit të Ukrainës. Dhe sigurisht, mesazhi juaj që mendoj se reflektohet në guximin e tyre, në vendosmërinë e tyre dhe në këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e tyre”, tha ai.

Zelenskyy i tha aktorit 46-vjeçar se vizita e tij në vend “dërgon një mesazh të madh”.

Bloom, i cili vizitoi për herë të fundit Ukrainën në vitin 2016, foli për takimin me një familje prej pesë anëtarësh që mori katër fëmijë të tjerë në shtëpinë e tyre dhe tha “shpresojmë se kjo është e ardhmja e fëmijëve në këtë vend” në vend të metodave “të institucionalizuara” të rritjes së fëmijëve.

Ai gjithashtu siguroi Zelenskyt se UNICEF po e merr çështjen e fëmijëve të zhdukur seriozisht.

Në fund të takimit, Bloom tha se ai kishte një video të nënës së tij duke kënduar himnin kombëtar të Ukrainës në anglisht dhe ajo tha se nëse ai takonte Zelenskyy, ai duhet t’i thoshte të fitonte.

“Shko fito”, tha ai.

Bloom ka shpërndarë një video të takimit në Instagram, duke shkruar: “Lufta po shkatërron fëmijërinë e fëmijëve ukrainas.”

Top Channel