Gazetari Carlo Bollino, e ka lidhur ngjarjen e ditës së sotme në Top Channel me deklaratat politike të Sali Berishës, i cili tre ditë më parë denoncoi pronarët e këtij institucioni.

Ai u shpreh se tre ditë më para Berisha ka përdorur gjuhë kërcënuese për Top Channel që tregonte lëvizje aksionesh të TCH dhe sipas tij nuk është rastësore që këto dy ngjarje janë të lidhura me njëra tjetrën.

Nikoll Lesi: Akt terrorist në 1997 ka ndodhur edhe para medias koha jonë , ku ishte vetë shteti që nuk donte ta zbardhte ndërsa në këtë rast nuk është shteti por bandat kriminale që kanë marrë zemër. Rasti ndaj Top Channel është atentat i pastër terrorist ndaj Top Channel dhe fjalës së lirë e linjës editoriale që ka mbajtur Top Channel, duhet të jemi pro Top Channel të gjithë gazetarët. Rama i cili këto pamje që mund ti shikojë më vonë se po shikon ndeshjen po atëherë ishte gazetar i gazetës Koha Jonë. Megjithëse të gjithë strukturat e shtetit janë vënë në dispozicion duhet ët gjenden para kohe autorët. Nëse qeveria e gjen autorin sa më shpejt të jetë e mundur kjo krijon në frymë tjetër.

Carlo Bollino: Keni shpresa që mund të identifikohet e kapet autori. Sidoqoftë edhe nëse zbulohet që ishte një personazh që kishte hakmarrje personale ndaj Top Channel, ky sulm në çdo rast është një mesazh, dhe është një shans që deri tani nuk ka ndodhur, media është e pambrojtur, vij nga një vend ku dhjetëra gazetarë janë vrarë dhe shteti nuk i mbrojti por reagimet kanë ardhur nga opinioni publik para shtetit. Këtu nuk ka një opinion publik ë favor të medias. Media është deligjitimuar. Rama ka përmendur kazanë e riedukime, ka zgjedhur rrugën e tij por asnjëherë nuk ka kërcënuar, nga ana tjetër kemi një mjeshtër që ka organizuar një sulm ndaj koha jonë. Tre ditë më para Berisha ka përdorur gjuhë kërcënuese për Top Channel që tregonte lëvizje aksionesh të TCH, Nuk besoj se krejt rastësisht janë lidhur këto dy ngjarje dhe për mendimin tim denigrimet sistematike të medias ndodhin se politikanët paguajnë gazetarë për të sulmuar kolegët dhe kjo është një klimë shkatërruese që po e shohim çdo ditë në media. Kjo më shqetëson është një frymë e përgjithshme nesër mund të ndodhë me një media tjetër dhe kjo është shumë shqetësuese.

Top Channel