Lufta në Ukrainë/ Sulm rus me raketa në Dontesk, humbin jetën dy persona dhe plagosen 29 të tjerë

27/03/2023 18:51

Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa 29 të tjerë u plagosën pas sulmit me raketa ruse në Donetesk.

Guvernatorit i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, deklaroi se vendi i tij u sulmua mëngjesin e sotëm

Dy raketa ruse S-300 goditën qendrën e qytetit, duke dëmtuar ndërtesa administrative, zyra, pesë ndërtesa të larta dhe shtatë shtëpi.

Presidenti Zelensky reagoi në lidhje me sulmin duke thënë se:

“Armiku duhet ta dijë: Ukraina nuk do të falë abuzimin e popullit tonë, nuk do t’i falë këto vdekje dhe lëndime. Të gjithë terroristët rusë do të mposhten. Të gjithë të përfshirë në këtë agresion do të mbajnë përgjegjësi”.

Top Channel