Misteri i skeletit alien 10 cm të gjatë, zgjidhet më në fund pas vitesh debati shkencor (fotot)

27/03/2023 18:12

Misteri i pakuptueshem i një skeleti alien vetëm 10 cm të gjatë, duket se më në fund është zgjidhur pas disa vitesh debati mes studiuesve.

Kërkuesit thonë se tashmë mund të lënë prapa zbulimin pasi kanë gjetur origjinën e krijesës së balsamosur, që më vonë u quajt ‘Ata’.

Prej pamjes së tij të pazakontë shumë njerëz pretendonin se Ata ishte në fakt një alien pas zbulimit të tij në vitin 2003.

Figura e vogël u gjet në shkretëtirën Atacama në Kili, nga ku mori dhe emrin, por analizat e mirëfillta u bënë gati një dekadë më vonë në vitin 2012.

Një mjek radiolog zbuloi më vonë duke analizuar mbetjet, se kockat e ‘Ata’ kishin të njëjtin nivel maturie me ato të një njeriu gjashtë-vjecar.

Por megjithatë ai ishte vetëm 10 centimetra i gjatë ndërsa koka e tij në formë koni, impresiononte shumë vëzhgues.

Zbulimi u bë qendra e shumë teorive që sugjeronin se Ata ishte një jashtëtokësor që nuk dihej si kishte përfunduar në planetin tokë.

Por Garry Nolan, imunolog i Universitetit të Stanford në Kaliforni, arriti në konkluzionin e ADN-ja e Ata ishte e një njeriu dhe jo e një alieni.

Për shumë zbulimi ishte zhgënjyes.

Por megjithatë Nolan tha se nuk e dinte sesi një qenie njerëzore mund të kishte një pamje të jashtme kaq të veçantë.

Ai ha për rrjetin National Geographic: “Kur e kuptuam që ishte njerëzor, hapi tjetër ishte të kuptonim sesi kishte përfunduar me këtë pamje”.

Për këtë ai dhe studiues të tjerë në Stanford dhe në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco inspektuan genomin e Ata.

Ata zbuluan disa mutacione në genet e Ata dhe arritën në konkluzionin se ndryshimet kishin sjellë anomalitë e skeletit, por jo për faktin se ishte një alien.

Ata thanë se skeleti ishte ose një fetus njerëzor i lindur i vdekur, ose i vdekur pas pak lindjes.

Por përgjigja nuk kënaqte shumë entuziastë të teorive aliene dhe ufologu amerikan Steven Greer, deklaroi: “Ne nuk e dimë çfarë është, por me siguri që nuk është një njeri i deformuar”.

FOTO GALERI
1/3
Misteri i pakuptueshemi një skeleti alien vetëm 10 cm të gjatë, duket se më në fund është zgjidhur pas disa vitesh debati

Top Channel