E martë, 30 Maj 2023
18:59
KAS i lë afat “Bashkë Fitojmë” deri të hënën për bashkinë Belsh: Këqyrni pamjet dhe sillni prova

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve i ka lënë afat koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Belsh deri të hënën që të këqyrë materialet filmike dhe të paraqesë si prova fletët e votimit me pamje.

18:59
“Nuk mund të bësh zgjedhje me 4 %”/ Baçi në “Top Talk”: Kurti duhet të caktonte guvernatorë, jo të zgjidhte kryetarë

I ftuar në “Top Talk” analisti Agim Baçi u shpreh se do të ishte më e ndershme që në veri të Kosovës të dërgoheshin guvernatorë dhe jo kryetarë të zgjedhur me vetëm 4 %.

18:53
​Përfundon seanca në Hagë, gjykimi ndaj Shalës vijon nesër

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar seanca në të cilën është dëgjuar dëshmia e dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala.

18:51
Pesë turistë çekë humbin rrugën në zonën turistike në Pogradec, ndihmohen nga policia

Pesë turistë nga Çekia humbën rrugën gjatë eksplorimit të një zone turistike në Pogradec.

18:44
Çipa në “Top Talk”: Ja pse Rusia do një vatër zjarri në Ballkan

Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, i ftuar këtë të martë në “Top Talk” komentoi situatën në veri të Kosovës dhe hapat e ndërmarra nga BE dhe SHBA për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

18:41
Kryeministri japonez shkarkon të birin pas imazheve të festës private në rezidencën zyrtare (fotot)

Fumio Kishida ka kritikuar ashpër djalin e madh Shotaro, pas publikimit të fotove ku ai shihej i shtrirë në shkallët e rezidencës zyrtare dhe duke pozuar në podiumin e konferencës së shtypit.

18:37
Mobilizimi ushtarak/ Parlamenti ukrainas voton pro uljes së kufirit të moshës për rekrutët

Parlamenti i Ukrainës ka votuar për uljen e kufirit të moshës për rekrutët për shërbimin ushtarak.

18:33
​LDK: Kosova ndodhet në pozicion të rëndë diplomatik, Qeveria të koordinohet me aleatët

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ngjarjeve të ditëve të fundit në veri të vendit, duke theksuar se sulmet e bandave kriminale të drejtuara ndaj Policisë së Kosovës, gazetarëve raportues e ushtarëve paqeruajtës të KFOR-it, tregojnë qartazi tendencat destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës, institucioneve tona e trupave të NATO-s me mision në Kosovë.

18:27
BE: Sulmet e reja ruse tregojnë se Putini nuk është serioz për përfundimin e luftës

Komisioni i BE-së deklaroi se një valë e re e sulmeve ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë tregojnë se Vladimir Putin nuk është “serioz” për ndalimin e luftës.

18:26
Kryetari i Zveçanit “braktis” zyrën: Do të shkoj në komunë pasi të stabilizohet situata

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se nuk ka pasur propozim nga Ambasada Amerikane që të mos dalin në punë. Sipas Pecit, ditën e sotme punën e tij e ka kryer nga zyra për komunitete në fshatin Lipë të Zveçanit.

18:21
Kompania britanike e mbrojtjes do të hapë zyrë në Ukrainë

Kompania më e madhe britanike e mbrojtjes BAE Systems do të hapë një zyrë në Ukrainë. Ky lajm u bë i ditur nga Volodymyr Zelensky, i cili raportoi se mbajti një takim virtual sot me përfaqësues nga kompania, duke përfshirë CEO Charles Woodburn.

18:20
​Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

18:18
Britania e Madhe pro anëtarësimit të Suedisë në NATO: Do të na bëjë më të sigurt!

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly thotë se anëtarësimi i Suedisë në NATO “do të na bëjë të gjithëve më të sigurt dhe më të fortë”.

18:17
Publikoi foto duke puthur vajzën e tij në buzë, Beckham u kundërpërgjigjet fansave

Ish-ylli i Manchester United, David Beckham ka zbuluar arsyen se përse e puth vajzën e tij në buzë, pas një vale kritikash në rrjete sociale.

18:17
“Do të ringrihemi dhe do të luftojmë sërish”, Reus: Dortmundi është special

Kishte fatin në duar, por Borussia Dortmund dështoi në javën e fundit të Bundesligës dhe nuk mundi të rrëzonte nga froni Bayern Munich.

17:59
Inteligjenca artificiale do të sjellë zhdukjen e njerëzimit, paralajmërojnë ekspertët (fotot)

Teknologjia e njohur si Inteligjenca Artificiale (AI) përveç ‘avantazheve’ mund të ketë dhe efekte të padëshiruara ansore, si për shembull zhdukjen e racës njerëzore, paralajmërojnë së fundmi ekspertë të grupeve teknologjike si OpenAI e Google Deepmind.

17:59
Inteligjenca ushtarake e Ukrainës zbulon vendndodhjen e Putin dhe Prigozhin në kohë reale

Vendndodhja e Vladimir Putin dhe themeluesit të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin monitorohen nga inteligjenca ushtarake ukrainase në kohë reale, tha një zëdhënës ukrainas. 

17:55
Ekskluzive/ Vetting-u e shkarkoi nga drejtimi i Policisë Lezhë, Vehbi Bushati merr detyrën e re në Policinë e Shtetit

Vehbi Bushati, që u shkarkua nga drejtimi i Policisë së Lezhës për mos plotësimin dhe mos dorëzimin e formularit të të deklarimit të pasurisë dhe formularin e vlerësimit të aftësive profesionale, ka marrë detyrën e re këtë të martë.

17:50
“Si je o engjëll”, qau pas përfundimit të Big Brother VIP, Luiz Ejlli surprizon fansen

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli ka surprizuar një prej shumë fansave të tij.

17:47
BE: Sulmet e reja ruse tregojnë se Putini nuk është serioz për paqen

Komisioni i BE-së thotë se një valë e re e sulmeve ruse ndaj Kievit dhe objektivave të tjera në Ukrainë tregojnë se Vladimir Putin nuk është “serioz” për ndalimin e luftës.

17:32
Në fundin e kontratës me Real Madrid, Inter në garë për lojtarin e “Los Blancos”

Mbrojtësi i Real Madrid, Nacho Fernandez nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij megjithatë spanjolli duket me “valixhet” gati.

17:23
Begaj bisedë me komandantin e KFOR-it: Shqipëria e mbështet plotësisht misionin

Shqipëria i ka ofruar mbështetje të plotë KFOR-it gjatë trazirave të ndodhura në veri të Kosovës.

17:21
Itali/ Viktimat e barkës në liqenin Maggiore ishin dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një agjent izraelit (fotot)

Dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një ish-agjent izraelit raportohet se ishin mes viktimave të fundosjes së papritur të një barke të dielën në liqenin Maggiore në veri të Italisë, njoftonin sot zyrtarët.

17:15
Ndiheni vazhdimisht të plogësht? Problemet në organizëm kur mungon kaliumi dhe produktet ku gjendet ai

Ndoshta nuk keni dëgjuar mjaftueshëm për kaliumin, por ky mineral është i domosdoshëm për forcën e muskujve, funksionimin e nervave dhe një sistem të shëndoshë të qarkullimit të gjakut.

17:11
Shkronja Z në automjetet e policisë dhe KFOR-it, simbolet e pushtimit rus gjatë trazirave në veri të Kosovës

Një ditë pasi ekipet e mediave regjistruan dhe publikuan shkronjën “Z” në veturat e Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it, gjatë tensioneve në veri të Kosovës, Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politikë të serbëve heshtën.

17:04
Kristi dëgjon “live” këngën e Keisit/ Reagimi i tij për “Bye Bye”

Finalisti i “Big Brother VIP 2”, Krist Aliaj thotë se nuk ka më asnjë komunikim me Keisi Medinën, me të cilën përjetoi një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e reality show-t.

17:03
Arabia “josh” edhe Benzema, ofertë e “çmendur” për Topin e Artë

Karim Benzema mund të jetë ylli i radhës që udhëton drejt Arabisë Saudite. Francezi është pjesë e Real Madrid prej 14-vitesh dhe tashmë në moshën 35-vjeçare mund të eksperimentojë një aventurë të re, aq më tepër kur bëhet fjalë për shumë para.

16:55
Striptisti i festës së beqarisë arrestohet për armën lodër që mbante me vete (fotot)

Një striptist i ftuar në një festë grash në qytetin gjerman të Frankfurt, është arrestuar së fundmi pas raportimeve për një person të dyshuar që ecte në rrugë teksa mbante ‘një armë’ në dorë.

16:54
Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok

Në Zubin Potok, një prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, ka përfunduar protesta e serbëve lokalë.

16:54
Serbi/ Derrat e egër ikin nga pylli, hyjnë në një lokal në Beograd (Video)

Dy derra të egër janë larguar nga pylli për të hyrë në një lokal në “Beton Hall” në Beograd.

16:45
Petkoviç kritikon KFOR-in: Serbët, të vendosur për të mbrojtur të drejtat e tyre

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, e ka përsëritur qëndrimin e Serbisë se, kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, duhet të largohen nga ndërtesat komunale, dhe se Policia e Kosovës duhet të largohet nga veriu i Kosovës.

16:35
Shkoi për të votuar për presidentin e ri të Turqisë, por i propozoi një vajze! Kush është turku që futi “po-n” në kutinë e votimit

Turqia zhvilloi të dielën raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, nga ku doli fitues Rexhep Tajip Erdogan me mbi 52% të votave, përballë rivalit të tij Kilicdaroglu, që siguroi 48%.

16:32
Hovenier: Anulimi i Defender 23, pasoja e parë për Kosovën! Do ndërmarrim veprime të tjera

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023”, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, e cila refuzoi thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.

16:30
Musk në Pekin: Interesat e SHBA dhe Kinës janë të ndërthurura si binjakët siamezë (fotot)

Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në botë, mbërriti sot në Pekin me një avion privat dhe u takua me kryediplomatin kinez Qin Gang

16:26
Hovenier: Qeveria e Kosovës nuk i koordinoi me SHBA-në veprimet e së premtes

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë në një takim me disa gazetarë në Prishtinë, se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra të premten.

16:16
Thyen heshtjen pas ndarjes me CR7, Mendes: Mbajini mend këto fjalë!

Pasi prishi raportet me Manchester United në janarin e këtij viti, Cristiano Ronaldo u nda edhe me Jorge Mendes, agjentin e tij historik. Legjenda portugeze u transferua tek Al Nassr në Arabinë Saudite.

16:12
Flasin ekspertët: Është koha për reduktimin e dëmit nga duhani

“Reduktimi i dëmit të duhanit bazohet në ofrimin e nikotinës për njerëzit që nuk mund ose nuk duan ta lënë duhanin duke përdorur produkte më pak të dëmshme.”

16:11
Hapet kutia e parë në Mallakastër/ Votat e PDIU i kishte marrë PS, mandatin e humbi “Bashkë Fitojmë”

Hapja e një kutie votimi në Mallakastër nxori zbuluar deformimin e ndodhur me 14 maj në këtë Bashki.

16:07
Kryeministri: Të ndalojmë gangsterët që i japin cigare elektrike varësie fëmijëve tanë (fotot)

Kryeministri britanik Rishi Sunak foli sot ‘si prind’ në lidhje me përhapjen e tymosjes së cigareve elektrike te të rinjtë, duke thënë se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa mbrojtja e fëmijëve nga lëndimet.

15:57
Si ndikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë.

15:54
Siguroi kualifikimin në Europë, Vllaznia emëron drejtorin e ri sportiv

Klubi i Vllaznisë siguroi pjesëmarrjen në Kupat e Europës vetëm në javën e fundit të Abissnet Superiore.

15:43
Kryente peshkim të paligjshëm/ Bllokohet një mjet lundrues në Vlorë, gjobitet drejtuesi

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë Vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare, për parandalimin e peshkimit të paligjshëm që mund të kryhet duke përdorur lëndë plasëse. Bllokohet në vendin e quajtur “Gjiri i Shën Janit”, në gjirin e Vlorës, një mjet lundrues që dyshohet se kryente peshkim të paligjshëm. Ndëshkohet me masë administrative 10 000 […]

15:37
Mijëra mësimdhënës rumunë protestojnë për paga më të larta

Dhjetëra mijëra mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme në Rumani marshuan drejt ndërtesës së qeverisë në qendër të Bukureshtit më 30 maj, duke bërë thirrje për paga më të mira, më shumë investime në arsim dhe një reformë të sistemit arsimor të vendit.

15:32
Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit, Xhixha dhe Ismailgeci rivalë të mundshëm

Partizani fitoi të drejtën për të qenë përfaqësuesja e Shqipërisë në kualifikueset e Champions League.

15:30
Raportuesi për Ballkanin në Bundestag: Të shqyrtohet mundësia e shtimit të trupave të KFOR-it në veri

Deputeti gjerman, Adis Ahmetoviç, i cili është raportues i grupit parlamentar të SPD-së për Ballkanin Perëndimor, i ka quajtur të papërgjegjshme ngjarjet dhe sulmet e ndodhura së fundmi ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve në veri të Kosovës.

15:30
Protesta për albanologjinë, do të bashkohet me Akademinë e Shkencave

Akademia e Studimeve Albanologjike e përbërë nga 106 studiues pritet të shkrihet e të bashkohet me Akademinë e Shkencave brenda datës 31 dhjetor.

15:29
Titaniku i fundosur nis të nxjerrë thesaret e tij teksa bizhuteritë e luksit shfaqen në rrënojat e tragjedisë (fotot)

Një varëse me ato që duken si dhëmbë peshkaqeni është zbuluar së fundmi nga kamerat nënujore që po hetojnë rrënojën e fundosur të Titanikut.

15:20
Art, gatim dhe traditë/ Ekspozita “Luga” e hapur në Lezhë

Ndonjëherë duket sikur është vështirë të ruhet tradita në ditët e sotme e sidomos nga të rinjtë, por ekspozita “Luga” na tregon të kundërtën.

15:19
Turizëm virtual/ Projekti në jug të Shqipërisë dhe veri të Greqisë

Një seri produktesh të realitetit virtual po i shtohen këtë vit ofertës turistike të rajonit jugor të Shqipërisë dhe disa rajoneve në veri të Greqisë.

15:16
Shkarkohet drejtori i policisë/ Vettingu: Vehbi Bushati nuk dorëzoi formularin e deklarimit të pasurisë

Vettingu në Policinë e Shtetit pas një periudhe të gjatë pause ka djegur një drejtues të lartë policie.

15:16
30 ushtarë të KFOR u lënduan, NATO vendos trupa shtesë në Kosovë

NATO ka vendosur që të dislokojë forca shtesë, pasi 30 ushtarë të misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan.

14:59
Borrell: Mali i Zi i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë të martën në Bruksel se Mali i Zi është shteti më i avancuar kandidat në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe është i pari në radhë për t’u anëtarësuar në BE.

14:49
Keni probleme me tretjen?/ Largoni papastërtitë nga trupi duke konsumuar këto 5 fruta

Ndryshimet në stilin e jetës ose ndjekja e një stili jetese jo të shëndetshme mund të shkaktojnë probleme me tretjen dhe ato mund të kalojnë pa u vënë re.

14:48
Lituania bën thirrje për forca shtesë të NATO-s në kufirin e saj

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka theksuar nevojën për një prani të shtuar të NATO-s në kufirin lindor të aleancës, në kohën e konfliktit të vazhdueshëm të Rusisë me Ukrainën.

14:47
“Partia jonë nuk jep birra falas”/ Fjalët e fundit të Rako Qorrit para se Sofokli Shani ta ekzekutonte

Janë zbardhur dëshmitë e personave prezentë në vrasjen e Rrako Qorrit më 4 qershor të 2021 në fshatin Fier i Ri.

14:42
Autoritetet e Venecias zbulojnë pse kanali kryesor u kthye në jeshile fosforeshente

Një pjesë uji e gjelbër fosforeshente që u shfaq në Kanalin e Madh të Venecias të dielën u shkaktua nga një kimikat që përdoret zakonisht në ndërtimet nënujore për të ndihmuar në identifikimin e rrjedhjeve, thonë autoritetet mjedisore.

14:41
Fotot/ Turistët dynden në Tiranë

Tirana duket një “metropol” krejt i zakontë për banorët që rutina e përditshme i gjen tek rendin përgjatë rrugicave të saj, por një kryeqytet grishës me një të shkuar joshëse në sytë e turistëve të huaj që zgjedhin ta vizitojnë atë.

14:30
Vuçiç refuzon ‘ftesën’ e Lajçak, viziton trupat e dislokuara afër kufirit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se nuk do të shkojë në Bratisllavë, duke deklaruar se “është më e rëndësishme për të që të jetë me njerëzit e tij”.

14:28
A duhet të shpallet Europa një “ekonomi lufte”?

Termat e këmbyeshëm “ekonomia e luftës” ose “ekonomia e kohës së luftës” të kujtojnë masa dramatike të një kohe të errët: qeveri, që rikonfigurojnë të gjithë sistemin e tyre ekonomik dhe prodhimin industrial për t’i dhënë përparësi prodhimit për përpjekjet e luftës.

14:23
Po transportonte njerëz në një pelegrinazh, autobusi rrëzohet nga ura/ 10 të vrarë dhe 55 të plagosur

Një autobusi që po transportonte pelegrinët hindu në një faltore në Kashmirin, është rrëzuar nga ura në një grykë Himalaje.

14:21
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca Artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Një grup ekspertësh, përfshirë drejtuesit e OpenAI dhe Google Deepmind, kanë paralajmëruar përmes një deklaratë të përbashkët se Inteligjenca Artificiale mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit.

14:19
Merret vendimi për Juventusin, Gjykata zbardh penalizimin për bardhezinjtë

Klubi i Juventusit është dënuar me një gjobë prej 718.000 eurosh në lidhje me manovrat mbi pagesat e lojtarëve.

14:13
Foto/ Lukaku dhe Megan Thee Stallion në një lidhje? Yjet shihen bashkë në dasmën e shokut të skuadrës

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, u pa me yllin e popit, Megan Thee Stallion, teksa ishte në dasmën e një shoku të skuadrës të hënën.

14:12
Paralajmëron ​Millosavleviç: Protestat në veri të Kosovës nesër do të jenë masive

Sërgjan Millosavleviç, ish-kryesues i Kuvendit Komunal në Zveçanin, ka thënë para mediave se protestat po zhvillohen të qeta por sipas tij dikush po tenton t’i tensionojë ato.

14:08
Nënë e bijë po “çmendin” rrjetin, publikojnë foto sensuale dhe provokuese

Një nënë e bijë publikojnë foto provokuese dhe sensuale në llogarinë e tyre në OnlyFans, një faqe kjo që përdoret vetëm nga të rriturit.

14:01
Kishin humbur rrugën në një terren malor të fshatit Dukat, policia ndihmon dy turistët anglezë

Policia Orikum ka ndihmuar dy turistë anglezë pasi kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në fshatin Dukat.

13:58
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thirrje ndërkombëtarëve: Dënoni provokimet nacionaliste të botës serbe

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur shqetësimin lidhur me sigurinë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës pas përplasjeve të ditëve te fundit.

13:47
Merkato shkurt/ “Përplasen” Juvja dhe Reali, Interi synon surprizën e Ligue 1

Juventusi është i prirur për të nënshkruar me futbollistin e Liverpoolit, Roberto Firmino. Brazilianit i skadon kontrata në verë dhe ai do të largohet nga të kuqtë si lojtar i lirë.

13:42
Vazhdojnë luftimet në Sudan, pavarësisht armëpushimit të ri

Luftimet në Sudan vazhduan edhe më 30 maj, pavarësisht se një ditë më parë u arrit një marrëveshje mes dy gjeneralëve ndërluftues për zgjatjen e armëpushimit, që synon ta mundësojë ardhjen e ndihmave për civilët e rrethuar.

13:41
​Sulmohen gazetarët e Kosovës me sende të forta në Leposaviq

Gazetarët e mediave të ndryshme në Kosovë, janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviqit.

13:40
Zelanda e Re do të peshojë pasagjerët para se të hipin në aeroplan, zbuloni arsyen

Autoriteti i Aviacionit Civil të Zelandës së Re po kërkon që linja ajrore e saj kombëtare të peshojë pasagjerët që nisen në fluturimet ndërkombëtare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Auckland deri më 2 korrik 2023.

13:29
Gjetën një gjarpër të ngordhur në ushqim, 100 fëmijë përfundojnë me urgjencë në spital

Të paktën 110 nxënës në shtetin lindor të Indisë, Bihar, përfunduan në spital pasi hëngrën ushqim nga një tenxhere që kishte një gjarpër të ngordhur në të.

13:26
BE diskuton ngrirjen e anëtarësimit të Serbisë, eurodeputeti: Të ndërpritet bashkëpunimi me Vuçiç

Në mesin e reagimeve të ashpra ndaj sulmit të forcave të KFOR-it në Kosovë ishte dhe ai i eurodeputetit austriak, kryetari i Partisë së Gjelbër Europiane, Thomas Waitz.

13:22
“Kulla” e pastrimit të ajrit provohet në një nga qytetet më të ndotura në botë

Në një park në një nga qytetet më të ndotura në botë, një “kullë” e hijshme filtruese ka pastruar në heshtje ajrin përreth që nga vera e kaluar. 

13:21
Mesazhi provokues i Gjokoviç, Kosova dërgon ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në lidhje me mesazhin provokues dhe politik të tenistit serb, Novak Gjokoviç.

13:16
Vrau për një birrë Rako Qorrin, Apeli rrëzon vendimin me burgim te përjetshëm. Dënon me 33 vite Sofokli Shanin

Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm të dhënë nga Gjykata e Lushnjës për Sofokli Shanin i akuzuar për vrasjen e Rako Qorrit dhe plagosjen e djalit të tij Kejdi Qorrit, mesnatën e 4 qershorit të 2021 në fshatin Fier i Ri.

13:10
Redjan Rraja mohon të ketë lidhje me “Audi-n” e sekuestruar nga SPAK të Kejvina Kthellës: Ishte mjeti i saj!

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, mohoi të ketë lidhje me automjetin tip “Audi” , që SPAK i ka sekuestruar modeles Kevina Kthjella.

13:09
BE: Për dhunën në veri përgjegjëse janë të dyja palët

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve se kush i ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj në Zveçan, në veri të Kosovës, por tha se përgjegjëse për dhunën në veri janë Kosova dhe Serbia.

13:08
Borrell: Kosova duhet të pezullojë operacionet policore në veri

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova duhet të pezullojë operacionet e policisë rreth ndërtesave komunale në veri të shtetit, si “hap i parë për uljen e tensioneve, ndërsa protestuesit e dhunshëm të ndalen”.

13:04
Paralajmërimi i shkencëtarëve: Pandemia e ardhshme mund të jetë 50 herë më vdekjeprurëse se Covid-19

Një pandemi e madhe e afërt mund të jetë 50 herë më vdekjeprurëse se koronavirusi, paralajmëruan sot shkencëtarët.

13:03
Bie ndjeshëm sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në 3 mujorin e parë të 2023-shit

Pas rritjes së ndjeshme të viteve të fundit, ka pësuar rënie në tre muajit e parë të këtij viti numri i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit të miratuar për ndërtesa të reja.

12:48
“Ende s’e besoj”, ylli i Dortmundit në lot: Shihja shokët dhe vuaja…

Jude Bellingham kishte ëndërruar mbylljen e aventurës me Dortmundin me fitore, titull dhe festë.

12:47
NATO synon t’i afrohet një plani për anëtarësimin e Ukrainës

Ministrat e jashtëm të NATO-s do të tentojnë t’i përafrojnë qëndrimet lidhur me kërkesën për anëtarësim të Ukrainës në një takim në Oslo të Norvegjisë këtë javë.

12:45
U kapën në flagrancë duke marrë ryshfet, Prokuroria e Tiranës monitoron patrullën e ‘Shqiponjave’

Prokuroria e Tiranës ka monitoruar patrullën e “Shqiponjave” me metoda speciale hetimi pasi u kapën në flagrancë duke marrë ryshfet.

12:27
Greqia sërish në fushatë/ Rishpërndahet parlamenti për zgjedhjet e reja

As 24 orë nuk kaluan nga betimi i 300 deputetëve të parlamentit grek që dolën nga zgjedhjet e 21 majit dhe me urdhrin presidencial që u afishua mesditën e së hënës në hyrjen e tij, organi ligjvënës i vendit u shpërnda.

12:27
Lajçak, “pajtuesi i gjaqeve”: Tenton një takim Kurti-Vuçiç në Bratisllavë!

BE-ja tenton edhe një herë t’i gjejë një zgjidhje paqësore tensioneve që me rastin më të parë, nuk vonojnë të ngrenë krye në Kosovë.

12:24
Veliaj në Njësinë 1: Nuk e trajtojmë fitoren si triumf, por si mundësi për më shumë punë e projekte të reja

Në vijim të turit të falenderimeve në çdo njësi të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se fitorja e 14 majit nuk duhet parë si një triumf politik, por si një mundësi për t’u shërbyer të gjithëve njësoj, edhe atyre që nuk i besuan Partisë Socialiste.

12:19
SHBA-ja dhe BE-ja, të shqetësuar për ligjin që i hap rrugë hetimit të “ndikimit rus” në Poloni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të shqetësuara për një ligj të ri në Poloni, përmes të cilit krijohet një komision për hetimin e “ndikimit rus”.

12:15
Bie nga lartësia teksa po punonte në pallat, ndërron jetë 50-vjeçari në Sarandë

Një njgarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë ku ka ndërruar jetë një punëtor.

12:12
Zjeu vezën me metodën që kishte mësuar në TikTok, 37-vjeçarja me djegie të rënda në fytyrë

Një nënë ka pësua lëndime dhe djegie në fytyrë pasi i shpërtheu një vezë e zierë në mikrovalë.

12:05
Burgjet në Itali: Kushtet çnjerëzore sollën numër rekord të vetëvrasjeve, mes tyre dhe shqiptarë

Raporti i observatorit “Antigone” trajton kushtet e paraburgimit që shënuan rekord vetëvrasjesh më 2022-shin.

12:04
Festë dhe miliona/ Partizani mbush arkën, sa fitime sjell titulli

Partizani u shpall kampion i Shqipërisë për herë të 17-të në histori.

12:01
​Osmani takon Fries: Bandat e Vuçiçit duan destabilizim, të dënohen veprimet e tyre

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm për Paqe, Siguri dhe Mbrojtje në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Charles Fries, me të cilin ka biseduar për progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

11:59
Dëmet nga breshri/ Në Kuçovë u përmbytën dhe shkatërruan dhjetëra shtëpi

Për një orë e 30 minuta, Kuçova u pushtua nga reshjet e shiut dhe të breshërit.

11:52
Mes të qarave dhe të bërtiturave, policët prangosin dhe i vendosin një kapuç në kokë 90-vjeçares me demencë

Një të moshuare 90 vjeç e sëmurë nga demenca, iu vu një kapuç një kokë nga policët, pas denoncimit që kishte bërë kujdestarja e saj.

11:51
Serbët hoqën targën dhe shkruajtën simbole serbe në makinën e Top Channel/ Policia: Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit

Policia e ka cilësuar rastin e dëmtimit të automjetit të ekipit të Top Channel, por jo vetëm, në veri të Kosovës si nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, si dhe asgjësim apo dëmtim prone.

11:45
Henrik Hoxha zbardh në GJKKO pazaret me Dumanin/ I penduari i drejtësisë: Më premtoi 60 mijë euro por më dha 35! Atentatin e kryem…

Henrik Hoxha dhe Nuredin Dumani janë rikthyer në Gjykatën e Posaçme, këtë herë për të dëshmuar rreth 2 atentateve me 4 viktima të ndodhura në Durrës, përkatësisht Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt dhe vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia.

11:33
Indi/ Një adoleshente goditet me thikë për vdekje në publik, të pranishmit nuk reagojnë

Një vajzë 16-vjeçare u godit brutalisht me thikë për vdekje në një rrugicë publike në kryeqytetin e Indisë të dielën, duke shkaktuar zemërim të ri mbi sigurinë e grave në vend dhe dhunën e ushtruar nga burrat.

11:31
Presidentja Osmani: Destabilizimi në veri të Kosovës, i orkestruar nga Vuçiç

Trazirat në veri të Kosovës kanë qenë një skenar i parapërgatitur sipas presidentes Vjosa Osmani.

11:28
”Serbia nuk shkel në Kosovë”, Kupchan: Nuk guxon sepse nuk e lejon NATO!

Pavarësisht presioneve nga Beogradi që thotë se ka rritur gatishmërinë ushtarake dhe është duke dislokuar trupa në afërsi të kufirit, gjasat që ushtria serbe të hyjë vërtet në Kosovë janë të vogla sipas Charles Kupchan nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë.