Pavarësisht presioneve nga Beogradi që thotë se ka rritur gatishmërinë ushtarake dhe është duke dislokuar trupa në afërsi të kufirit, gjasat që ushtria serbe të hyjë vërtet në Kosovë janë të vogla sipas Charles Kupchan nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë.

“Nuk mendoj se ka shanse që forcat serbe të hyjnë në Kosovë, sepse do të përballeshin me trupat e NATO-s. Kjo e vendos Serbinë dhe NATO-n në një pozitë shumë të vështirë, sepse ndodh në një kohë kur po përpiqemi ta avancojmë integrimin e Serbisë në institucionet transatlantike dhe europiane. Pra, nuk pres të shoh konflikt ushtarak si rezultat i hyrjes së ushtrisë serbe në veri të Kosovës.“- tha Charles Kupchan, Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë

Sipas Kupchan, trazirat në rajon cojnë ujë në mullirin e Moskës, duke nisur nga deklaratat secesioniste të liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, situate e vështirë politikë ne Malin e Zi e përplasjet në Kosovë.

Rusët përpiqen të përfitojnë nga përçarjet, ndarjet dhe mosmarrëveshjet politike. Sa herë që shfaqen ndasi, Rusia përpiqet t’i shfrytëzojë ato për të rritur ndikimin  e sajnë rajon dhe për të penguar integrimin e në institucionet euro-atlantike.”-shprehet Charles Kupchan.

Problemi i veriut të Kosovës, sipas tij, mund të zgjidhet vetëm me një marrëveshje me bazë të gjerë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Top Channel