Tirana duket një “metropol” krejt i zakontë për banorët që rutina e përditshme i gjen tek rendin përgjatë rrugicave të saj, por një kryeqytet grishës me një të shkuar joshëse në sytë e turistëve të huaj që zgjedhin ta vizitojnë atë.

Në fotot e shkrepura nga LSA, një numër i madh turistësh rendin rreth monumenti i Skënderbeut, ai i cili në sytë e turistëve shërben si qendra e referimit për Shqipërinë dhe historinë e popullit tonë e nga aty, ku Tirana është e rrethuar me pika të shumta turistike.

Të shumtë në numër, turistë të ardhur kryesisht nga  Polonia, Holanda, Turqia, Finlanda, Suedia, Kina, apo India, eksplorojnë Tiranën dhe  nuk ngurojnë të shkrepin aparatin e tyre fotografik apo celularin për të memorizuar kryeqytetin përmes fotove.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel